Home / Sport / Mediat spanjolle: “Guti dhe Benzema shkëlqejnë në gjysmëdritë”

Mediat spanjolle: “Guti dhe Benzema shkëlqejnë në gjysmëdritë”

Yjet e Real Madridit ia dhanë një rast ideal Shqipërisë për ta shijuar ajkën e futbollit botëror. Por, Shqipëria nuk diti ta shfrytëzojë atë. Reflektorët e Stadiumit “Qemajl Stafa” u fikën, e bashkë me ta edhe besimi për normalitetin shqiptar. Dritat u kthyen, por shija e hidhur mbeti.

Mediat elektronike spanjolle, secila në mënyrën e vet e ka komentuar ndërprerjen e rrymës në ndeshjen miqësore e vlefshme për trofeun “Oil Taçi”, Gramozi-Real Madridi. Ato më ironi të madhe e kanë theksuar se ndërprerja e rrymës dhe madje kanë përdorë edhe tituj fyes. “Guti dhe Benzema shkelqejnë në gjysmëdritë”. Ky është titulli i një prej gazetave më të mëdha spanjolle AS. Më tej në faqet e kësaj gazete shkruhet se vizita e madrilenëve në Tiranë filloi në mënyrën më të mirë, por përfundoi në terr. Ne shkrimin e saj, thuhet se eshte marre vete Ministri i Energjitikes per te risjelle dritat. Ironia e kesaj gazete shkon deri aty sa cileson si dy qirinj lojtarët e Realit, Gutin dhe Benzema dy të cilët ndriçuan sadopak terrin në Tiranë. Në sajtin e radiotelevizionit spanjoll, thuhet se Real Madrid fitoi në mes të një black out-i. Duke përshkruar terrin që zgjati më shumë se 1 orë e 30 minuta. Madje ky sajt ka shkruar për protestat e adhuruesve shqiptarë, ndërkohë që ka përdoruar dhe sarkazmën duke përcaktuar situatën si “një simbol të asaj që është Shqipëria”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *