Home / Lajme / Maqedoni / Megjashi: Në mënyrë masive shkelen të drejtat e fëmijëve

Megjashi: Në mënyrë masive shkelen të drejtat e fëmijëve

Shkup, 21 janar
Hulumtimi është zbatuar në fillim të qershorit të vitit të kaluar me ndihmë të pyetësorit anketues me 63 pyetje. Anketën e kanë kryer një grup prej 62 fëmijlve nga shtatë qytete të ndryshme nga Maqedonia, midis 2.234 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme.

Urim Hasipi
Një e pesta e fëmijëve në Maqedoni janë të ekspozuar në dhunën familjare, ndërsa tek 2,3 për qind e tyre kjo ndodh çdo ditë. Gjysma e fëmijëve pohojnë se në shkollën e tyre ka dhunë. Dy e treta e tyre janë prononcuar se ekziston dhunë në rrugë, ndërsa një e pesta e tyre pohojnë se kjo ndodh çdo ditë. Tre të katërtat e fëmijëve nuk i dinë të drejtat e tyre, ndërsa një e treta e tyre pohojnë se profesorët, gjegjësisht mësimdhënësit nuk i respektojnë të drejtat e tyre.

Këto janë pjesë e të dhënave nga Raporti alternativ fëmijëror për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, që sot i prezantoi Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi.

Hulumtimi është zbatuar në fillim të qershorit të vitit të kaluar me ndihmë të pyetësorit anketues me 63 pyetje. Anketën e kanë kryer një grup prej 62 fëmijlve nga shtatë qytete të ndryshme nga Maqedonia, midis 2.234 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme.

“Është shumë e rëndësishme të përmendim se nëntë për qind e të anetuarve tanë pohojnë se në shkolla ekziston shqetësim seksual. Ne mendojmë se në qoftë se fëmijët me të vërtetë do të dinin se çfarë bën pjesë në shqetësimin seksual, ky numër do të ishte shumë më i madh”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Elena Dimitrievska, përfaqësuese e Raportit alternativ fëmijëror para Komitetit për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

Sipas këtij raporti, i përgatitur nga fëmijët, të drejta më të parespektuara në familje janë privatizmi dhe e drejta e mendimit personal. Vetëm gjashtë për qind e fëmijëve janë të njoftuar me disa SOS – numra telefonikë ku do t mund të drejtohen për ndihmë, ndërsa një e treta e tyre u janë drejtuar për ndonjë problem, e drejta e barazisë (pa diskriminim) është një prej të drejtave më pak të njohura.

Në pjesë e posaçme nga raporti të emëruar si “Paralajmërime të posaçme” janë përpunuar edhe disa tema të cilat nuk janë përfshirë me anketën, por fëmijët mendojnë se janë me rëndësi të madhe.

“Këtu bëjnë pjesë fëmijët të cilët janë përjashtuar nga shkolla, cilësia e arsimit, fëmijët me nevoja të posaçme dhe mosrespektimi i nevojave fëmijërore”, shtoi Dimitrievska.

Sipas saj, fëmijët kanë ndarë disa rekomandime për përmirësimin e gjendjes me të drejtate e tyre në Maqedoni. Këtu bëjnë pjesë masat të cilat shteti duhet t’i ndërmerr me të cilat do të garantohet siguria e fëmijëvenë jetën e përditshme, promovimi aktiv i arsimit paqesor dhe përfshirja e procesit të rregullt me qëllim të zvogëlimit të shkallës së lartë të diskriminimit dhe dhunës midis moshatarëve.

Raporti është përpunuar nga ana e fëmijëve të përfshirë në projektin “Ndërtim i kulturës së pjesëmarrjes fëmijërore”, i financuar nga Komisioni Evropian dhe UNICEF-i.

Kjo është hera e parë në Republikën e Maqedonisë që fëmijët të përgadisin raport dhe ta prezantojnë para Komitetit për të drejtat e fëmijëve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Raporti është dërguar deri te Komiteti, ndërsa do ta prezantojnë Elena Dimitrievska dhe Vaska Bojaxhi më 3 shkurt të këtij viti në Gjenevë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *