Home / Sport / Messi, njeriu i golit

Messi, njeriu i golit

Ylli i Barcelonës ka arritur një statistikë të jashtëzakonshme këtë sezon. Sulmuesi argjentinas ka një mesatare prej 0.93 golash për ndeshje. Vetëm sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez, ka bilanc më të mirë (një gol për ndeshje), por luan në një kampionat më mesatar.

Më i madhi ndër të mëdhenjtë. Ose, në formën më të mirë të mundshme. Leo Messi vazhdon të shënojë gola, të thyejë rekorde dhe t’i mbushë faqet e gazetave. Sot, për të satën herë, të përditshmet spanjolle janë marrë sërish me talentin argjentinas, duke i analizuar të arriturat e tij. Ndër muajt e statistikave janë edhe dy data më të rëndësishme se të tjerat

E para i takon përparimit të jashtëzakonshëm të Leos, i cili kaloi nëpër duart e Frank Rijkaard, trajneri holandez i cili e ka ngritur lart, ndërsa vazhdoi shkëlqimin edhe me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola; Me holandezin, Messi kishte një mesatare prej 0.38 golash për ndeshje (42 gola në 110 ndeshje), e me katalunasin e ka arritur dyfishin: 0.75 (59 në 78).

Është e qartë se me Rijkaardin, Messi në fillim disa ndeshje i kishte nisur nga bankina, por e bën impresionuese mendimin se në La Liga, në 15 ndeshje të zhvilluara, Leo kishte realizuar 14 gola, rekordi i tij në kampionat me Rijkaard.

Dominimi i tij, këtë sezon bëri që ai ta fitonte “Topin e Artë”, ndërsa pas 38 golash të shënuara sezonin që shkoi, tash ka arritur në kuotën e 21 golave (në 27 ndeshje). Në kampionat, Messi ka arritur në kuotën prej 0.93 golash për ndeshje. Leo është golashënues i La Ligas me David Villan, i cili megjithatë kishte në dispozicion dy ndeshje më shumë: mesatarja e tij është 0.82 gola për ndeshje.

Dy sulmuesit prijnë edhe në klasifikimin e futbollistëve që gjuajnë drejt golit më së shumti në La Liga. Villa ka 41 goditje (një në 38 minuta), Messi ka 36 (një në 33 minuta). Lista vazhdon me Ibrahimoviç, Cristiano Ronaldo e Soldado.

Klasifikimi i shënuesve më të mëdhenj evropianë kompletohet me një tjetër spanjoll, Fernando Torres, i cili pa marrë parasysh krizës së Liverpool në Premierligë, ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje, mesatarja 0.8.

Për ta konfirmuar forcën e La Ligas, paraqesim edhe pozitën e katërt, e cila i takon të lënduarit Gonzalo Higuain, i cili pasi e kishte nisur kampionatin në bankinë (luanin Benzema e Raul), e ka përfituar një vend në 11-shin e parë pasi shënonte vazhdimisht: 11 gola në 14 ndeshje, me një mesatare prej 0.78.

I pesti është Didier Drogba, që ka shkuar në Kupën e Afrikës. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje, me një mesatare prej 0.77. Pas tij renditet Wayne Rooney, me një mesatare prej 0.75, falë 15 golave në 20 ndeshje. Dhjetëshen më të mirë e mbyllin Zlatan Ibrahimoviç (0.68), Diego Milito (0.66), Cristiano Ronaldo (0.63) e Samuel Eto’o (0.50).

Nëse i marrim parasysh futbollistët më pak “galaktikë” dhe që luajnë në liga më mesatare, atëherë pozita e parë i takon futbollistit Luis Suarez: uruguaiani i Ajaxit, me 18 gola në 18 ndeshje në kampionatin holandez, Eredivisie, është i vetmi që ka shënuar një gol për ndeshje.

Nuk duhet harruar as italianin e Udineses, Di Natale, mesatarja 0.75, me 12 gola në 14 ndeshje, Jermaine Defoe (0.73, 14 në 19, me Tottenham), Nené i Monacos (0.70), Darren Bent i Sunderland, 0.66, njëjtë si Kiessling i Bayer Leverkusen, dhe futbollisti i Bregut të Fildishtë Gervinho (0.61, me Lillen në Francë).

Kësaj liste i mungojnë disa futbollistë, nga të cilët është pritur shumë. Për shembull, Karim Benzema, që ka shënuar pak. Ai ishte vetëm dy herë titullar, në 9 ndeshjet e fundit të Real Madrid, në kompeticione të ndryshme. Francezi ka realizuar vetëm 2 gola në 10 ndeshjet e fundit.

Prapa ka mbetur edhe Cristiano Ronaldo, i cili pasi e kishte kaluar shifrën prej një goli për ndeshje, nuk e ka shijuar golin qe 270 minuta. Edhe Zlatan Ibrahimoviç ka bërë shumë gabime para portës, duke e gjetur vetëm një gol në 6 ndeshjet e fundit, në kompeticione të ndryshme.

Ish-futbollisti i Inter, këtë sezon është kaluar edhe nga Pedro (katalunasi ka 14 gola, e suedezi 13), i cili luan sa gjysma e tij, sa i përket minutazhit. Probleme edhe për Kaka, i cili sezonin e kaluar e kishte mposhtur rekordin e tij duke shënuar 16 gola në Serie A. Braziliani ka shënuar vetëm 4 gola në 20 ndeshje me klubin madrilen. Vetëm për Messi, duket më e lehtë jeta si fenomen.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *