Home / Sport / Milan shkatërroi Juventusin në Torino

Milan shkatërroi Juventusin në Torino

Tashmë anti-Inter e ka një emër. Falë golave të Nestës dhe dopietës së Ronaldinjos, Milani mposht bindshëm Juven me rezultatin 0-3.
Me këtë fitore Milani konfirmon gjendjen e jashtëzakonshme të saj ndërsa Juve gjendjen e mjerë ku ka rënë. Kuqezinjtë ndodhen -8 nga Interi por me një ndeshje më pak kundër Fiorentinës, ndërsa Juventus ndodhet 12 pikë larg Interit, pothuajse jashtë garës për titull. Tekniku Ferrara i ka ditët e numëruara.

Milani ka shkatërruar në Torino skuadrën e Juventusit me rezultat 3:0 në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së 19-të kampionatit italian – Serie A që u zhvillua të dielën mbrëma.
Nesta (29’), dhe dy herë Ronaldinjo në minutat 72’ dhe 88’ ishin autor të golave në këtë fitore plotësisht të merituar të “rosonierëve” të cilët mbetësin si rival i vetëm i Interit në luftë për titullin e kampionit, ndonëse diferenca është 8 pikë, por Milan ka takimin epa zhvilluar kundër Fiorentinës në Firencë.
Me këtë disfatë, “Zonja eVjetër” definitivisht dëshmoi se nuk ka ekip për të luftuar për “Skudeto”, prandaj udhëheqësve të kësaj skuadre më të trofeshme në Itali i mbetët që të reagojnë me ndryshime në shpejta në stafin teknik por edhe me freskimin e skuadrës me futbollsitë të ri.

Serie A – java e XIX

Rezultatet:

Juventus – Milan 0:3 (0:1)
Nesta 29’, Ronaldinjo 72’ dhe 88’

Bolonja – Kalari 0:1 (0:0)
Matri 66′

Fiorentina – Bari 2:1 (1:1)
Mutu 38′, Kastilo 74′ – Bareto 25′

Gjenova – Katania 2:0 (1:0)
Suazo 36′, Skuli 71′

Livorno – Parma 2:1 (1:0)
Tavano 22′, Lukareli 62′ – Xhemajli 68′

Napoli – Sampdoria 1:0 (0:0)
Denis 71′

Palermo – Atalanta 1:0 (0:0)
Kavani 70′(pen.)

Udineze – Lacio 1:1 (1:1)
Di Natale 27′ – Flokari 16′

Dje

Roma – Kievo 1:0
Inter – Siena 4:3

Renditja:

1. Inter 45
2. Milan (-1) 37
3. Juventus 33
4. Napoli 33
5. Roma 32
6. Fiorentina (-1) 30
7. Palermo 30
8. Parma 28
9. Cagliari (-1) 27
10. Bari (-1) 27
11. Genoa (-1) 27
12. Sampdoria 26
13. Chievo 24
14. Livorno 21
15. Lazio 20
16. Udinese (-1) 19
17. Bologna (-1) 16
18. Catania 15
19. Atalanta (-1) 13
20. Siena 12

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *