Home / Sport / Milan Show, 5-2 ndaj Xhenoas

Milan Show, 5-2 ndaj Xhenoas

Milan e nis 2010 në mënyrën më të mirë, duke iu përgjigjur Interit me një fitore spektakolare ndaj Xhenoas 5-2. Me një ndeshje më pak, kuqezinjtë gjenden 8 pikë pas zikaltërve.

Në ndeshjen e fundit të javës së 18-të të kampionatit italian – Serie A, Milan në “San Siro” të mërkurën mbrëma ka deklasuar Gjenovën me rezultat 5:2 (2:1).
Takimi filloi mjaft mirë për mysafirët të cilët avancuan të parët me anë të Skulit (25’), duke dënuar kështu dështimin e Ronaldinjos nga pika e bardh kur rezultati ishte i barabartë.
Mirëpo, për “Rosonierët” u akorduan edhe dy penallti tjera të cilët i konkretizuan Ronaldinjo (32’) dhe Huntelar (74’). Portën gjenoviane e qëlluan Boriello në dy raste (48’, 60’) dhe Tiago Silva (38’), derisa rezultatin përfundimtarë e vendosi futbollisti mysafirë Suazo, 11 minuta para përfundimit.
Kjo fitore ka rritur apetitet te skuadra e Milanit në luftë për titullin e kampionit. Tri pikë domethënëse që e kaluan në vendin e dytë me 34 pikë ose tetë pikë më pak se rivali vendas, Interi, që e kryeson tabelën. Milani ka edhe një ndeshje më pak dhe ka gjasa të mira që të jetë edhe më afër kampionit në fuqi. Kjo fitore me shifra të larta ndaj Genoas ka gëzuar të gjithë ithtarët e këtij klubit, por në veçanti edhe kapitenin e kësaj skuadre, Massimo Ambrosini, i cili thotë se skuadra e tij po shkon në rrugën e duhur. Ai vlerëson se Milani do të jetë kandidatë i fuqishëm për titullin e kampionit, duke u bazuar në potencialin që ka ky kolektiv më me zë në futbollit botëror. “Ishte e rëndësishme të fitonim kundër Genoas sepse skuadrat të tjera konkurruese për titull fituan si Interi dhe Juventusi. Ka edhe shumë për të luajtur deri në fund të Kampionatit dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha Ambrosini. Ndërkohë mesfushori i Milanit, ka thënë se me rikthimin e David Beckhami (futbollist më përvojë) është bërë një hap i madh sepse skuadra do të jetë edhe më e fuqishme.
Futbollistët e Milanit e patën fillimin e mirë të pranverës dhe premtojnë se rezultatet do të jenë gjithnjë e më të mira. Më një fjalë, u pa në ndeshjen me Genoan se bëhet fjalë për formë të lartë të kësaj skuadre dhe e përgatitur në të gjitha elementet.

Pasdite u zhvilluan të gjitha takimet tjera. Interi fitoi në Veronë (0:1), Juventusi në Parma (1:2) derisa Fiorentina në derbin toskan deklasoi Sienën vendëse me rezultat 1:5. Tri pikë si mysafirë i fitoi edhe Napoli në Bergamo ndaj Atalantës (0:2), derisa Roma në tre minutat e fundit të takimit lëshoi dy gola epërsi në Kalari (2:2).

Serie A – java e 18-të

Kievo – Inter 0:1 (0:1)
Baloteli 12′

Atalanta – Napoli 0:2 (0:1)
Kualiarela 7′, Pacienca 58′

Bari – Udineze 2:0 (1:0)
Megjorini 6′, Bareto 68′

Kalari – Roma 2:2 (0:0)
Lopez 90′, Konti 90+3′ – Pizaro 52′(pen), Perota 65′

Katania – Bolonja 1:0 (0:0)
Spoli 81′

Lacio – Livorno 4:1 (0:1)
Flokari 48′, 54′, Roki 72′, Kolarov 90+1′(pen) – Bergvold 7′

Parma – Juventus 1:2 (1:2)
Amoruzo 25′ – Salihamixhiç 3′, Kastelini 39′ (ag)

Sampdoria – Palermo 1:1 (1:1)
Kasano 41′ – Kavani 40′

Siena – Fiorentina 1:5 (0:3)
Makarone 84′(pen) – Kroldrup 5′, Santana 28′, Xhilardino 36′, 66′, Mutu 80′

Milan – Gjenova 5:2 (2:1)
Ronaldinjo 32′(pen), Silva 38′, Borielo 48′, 60′, Huntelar 74′(pen) – Skuli 25′, Suazo 79′

Tabela: Interi 42 pikë, AC Milan (një ndeshje më pak) 34, Juventus 33, Napoli 30, Roma 29, Parma 28, Fiorentina (një ndeshje më pak) 27, Palermo 27, Bari (-1) 27, Sampdoria 26, Gjenova (-1) 24, , Kievo 24, Kalari (-1) 24, Lacio 19, Udineze (-1) 18, Livorno 18, Bolonja (-1) 16, Katania 15, Atalanta (-1) 13 dhe Siena e fundit me 12 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *