Home / Sport / Milani në ankth për Paton

Milani në ankth për Paton

Priten me ankth rezultatet e analizave për sulmuesin brazilian, që ka një dëmtim në kofshën e djathtë.

Vetë klubi kuqezi, me anë të një komunikimi zyrtar në faqen e internetit, ka shpjeguar situatën e dëmtimeve tre ditë para sfidës së madhe me Juventusin. “Pato ka një enjtje në kofshën e djathtë dhe gjendja e tij do të ndiqet në ditët në vazhdim”, thuhet në deklaratën e klubit.

Megjithatë, të sigurta janë mungesat e Sedorfit dhe Zambrotës. Për të dy është parashikuar një mungesë rreth dy javore. Kështu, Leonardo me shumë mundësi do të hedhë në fushën e lojës të njëjtin formacion me të cilin fitoi mbrëmë 5-2 me Xhenovan në “San Siro”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *