Home / Lajme / Rajon / Mot i keq dhe reshje të mëdha të borës në Turqi

Mot i keq dhe reshje të mëdha të borës në Turqi

4 janar-
Për shkak të erës së fuqishme në rajonin e Stambollit, është ndërprerë lundrimi në Detin Marmara dhe përmes Bosforit. E ngjajshme është situara edhe në Çaakkale, në ngushticën e Dardaneleve, ku lidhja detare drejt ishujve është ndërprerë përkohësisht, për shkak të kushteve jo të mira kohore.

Pjesa më e madhe e Turqisë është kapluar nga moti i ftohtë dhe me reshje të mëdha të borës, ndërsa në Anadolinë lindore, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, dy autobusë, shtatë orë mbetën të bllokuar, lajmëroi televizioni turk CNN-Turk.

Dje ra borë edhe në Stamboll, ku me ndërprerje të vogla binte edhe sot. Janë përmbytur disa stacione nëntokësore hekurudhore, ndërkaq pritet që reshjet e borës, gjatë dy orëve të ardhshme të përforcohen. Shërbimi meteorologjik në Stamboll paralajmëroi për ngrirjet e mundshme të urave dhe u bëri thirrje shoferëve të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vozisin ngadalë. Në rajonin Erzurum, Anadolia Lindore ishte e mbyllur rruga ndërmjet qyteteve Enzurum dhe Bingjul, ndërsa të bllokuar në rrugë mbetën dy autobusë udhëtarësh. përpjekjet për shpëtim të udhëtarëve zgjatën shtatë orë dhe të gjithë udhëtarët tani janë në gjendje të mirë.

Një aeroplan i kompanisë ajrore “Anadollxhet”, për shkak të motit të keq, ishte detyruar të aterojë në Diarbakir. Aeroplani fluturoi nga Ankaraja drejt Vanit, por për shkak të reshjeve të mëdha të borës, e ndryshoi drejtimin drejt Diarbakirit, ku ateroi pa probleme.

E mbyllur për qarkullim është edhe rruga ndërmjet qyteteve Van dhe Hagjari, pasi që dy kamionë mbetën të bllokuar në rrugë, për shkak të ngrirjeve.

Për shkak të erës së fuqishme në rajonin e Stambollit, është ndërprerë lundrimi në Detin Marmara dhe përmes Bosforit. E ngjajshme është situara edhe në Çaakkale, në ngushticën e Dardaneleve, ku lidhja detare drejt ishujve është ndërprerë përkohësisht, për shkak të kushteve jo të mira kohore.

Mediat turk lajmëruan se janë pëtnbytur edhe disa shtëpi në bregun ndërmjet qyteteve Izmir dhe Karshjakaja. Në rajonin Konja, Anadolia Qendrore, prë shkak të erës së fuqishme është rrëzuar kulmi i një shkolle të fshatit dhe është shpallur pushim pesëditor. Për shkak të stuhisë, kanë rënë kulmet edeh të disa ndërtesave banesore dhe objekteve afariste në rajonin Hakjari, në Turqinë juglindore.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *