Home / Sport / Mozli: Falja e Briatores, çmenduri

Mozli: Falja e Briatores, çmenduri

Sipas ish-presidentit të FIA-s, Maks Mozli, nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar i procesit, atëherë Formula 1 ka marrë fund.

Ish-numri një i Federatës së Automobilizmit ishte armiku kryesor i Flavio Briatores. Mozli ishte ai që kërkoi hetimin dhe u përpoq me çdo kusht të vërtetojë fajësinë e menaxherit italian. Tashmë që FIA drejtohet nga Zhan Todt, Maks Mozli pret që qeveria botërore e automobilizmit të mos dorëzohet para këtij mashtrimi, që sipas tij, është organizuar nga Briatore.

“Nuk mund të mbyllim sytë para episodeve të tillë. Nëse do të ndodhë kjo, atëherë besueshmëria e Formula 1 merr fund. Jo vetëm që veprimi i Briatores është i pandershëm, por gjithashtu u rrezikuan edhe jetë njerëzish”, u shpreh Mozli për “The Times”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *