Home / Lajme / Maqedoni / MPB shkel ligjin, shqiptarët me pasaporta pa gjuhën shqipe

MPB shkel ligjin, shqiptarët me pasaporta pa gjuhën shqipe

7 janar-
Tërë ditëve të fundit janë shpërndarë pasaporta pa shkrimin në gjuhën shqipe, ndërsa shumica e qytetarëve pasi që kanë marrë pasaportat nuk kanë dashur të alarmojnë këtë rast. Dy biznesmenët nga Shkupi, që nuk duan tani për tani të zbulojnë identitetin e tyre kanë reaguar për rastin, duke theksuar se kanë reaguar ashpër pranë sporteleve, duke refuzuar pasaportat pa shkrimin shqip.

Në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Pallatin e TVM-së në Shkup ditëve të fundit janë shpërndarë pasaporta vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, dhe jo në gjuhën shqipe, për aplikuesit shqiptarë.

Kjo është bërë e ditur për agjencinë e lajmeve “INA” nga një aplikues shqiptarë, i cili ka denoncuar rastin dhe kishte kërkuar sqarime pranë punonjësve të sportelit, se përse nuk është pajisur me pasaportën edhe me shkrimin në gjuhën shqipe.

Tërë ditëve të fundit janë shpërndarë pasaporta pa shkrimin në gjuhën shqipe, ndërsa shumica e qytetarëve pasi që kanë marrë pasaportat nuk kanë dashur të alarmojnë këtë rast. Dy biznesmenët nga Shkupi, që nuk duan tani për tani të zbulojnë identitetin e tyre kanë reaguar për rastin, duke theksuar se kanë reaguar ashpër pranë sporteleve, duke refuzuar pasaportat pa shkrimin shqip.

“Ne u revoltuam, kërkuam sqarim, ndërsa reagimi i parë i punonjëses maqedonase ka qenë se shkoni në Shqipëri për pasaporta shqip. Kjo tejmase na provokoi, mirëpo kur i thamë se do të njoftojmë rastin tek gazetarët, atëherë filluan më ndryshe, duke na sqaruar se ka mungesë të furnizimeve me pasaporta që kanë shkrimin shqip, dhe se ato pritet të mbërrijnë gjatë javëve të ardhshme në vend”, ka theksuar biznesmeni i revoltuar, i cili , thekson se kishte plotësuar aplikacionin në gjuhën shqipe.

Ai ka alarmuar se gjatë ditëve në vijim në sportelet e MPB-së në pallatin e TVM-së janë dhënë pasaporta pa shkrimin shqip, mirëpo ai qytetarët nga hallet nuk kanë reaguar vetëm e vetëm për t`i ikur tollovisë së krijuar.

Lidhur me këtë rast në MPB nuk kanë dhënë hollësi, duke theksuar se do të informohen më detajisht lidhur me këto të dhëna. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *