Home / Sport / Mund të shkëlqejmë me Chelsean

Mund të shkëlqejmë me Chelsean

Lorik Cana beson se Sunderland mund të nxjerrë rezultat pozitiv pas një kohe të gjatë në Premierligë, në përballjen e fundjavës kundër liderit Chelsea. Mesfushori kosovar nuk mendon shumë për kartonët që merr: ai vetëm dëshiron ta ndihmojë ekipin.

Lorik Cana beson se Sunderland mund të shkëlqejë, në përballjen e saj me liderin Chelsea, këtë të shtunë.

Ndeshja ndërmjet “Maceve të Zeza” dhe Boltonit, e paraparë për fundjavën që shkoi, ishte shtyrë për shkak të motit të ligë, ndërsa 26-vjeçari është optimist se ai dhe shokët e skuadrës mund të nxjerrin rezultat pozitiv, në udhëtimin e tyre ne Stamford Bridge.

“Kur nuk fiton për një kohë të gjatë, është speciale kur e arrin një gjë të tillë. Por, kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi luajtur mirë. Ishim të pafat kundër Portsmouthit, Blackburnit e Evertonit, por fitorja kundër Barrowit ishte e rëndësishme për ne. Ndeshja me Boltonin do të ishte mjaft e rëndësishme për ne, megjithatë ne duhet ta bëjmë të qartë se jemi të fokusuar në çfarëdo ndeshje që kemi përpara”, theksoi kapiteni i Sunderlandit.

Cana u ankua në mungesat e shumta që pati ekipi i tij në ndeshjet e kaluara, posaçërisht për shkak të lëndimeve, të cilat bënë që klubi anglez të mos e shijojë fitoren në Premierligë për një kohë shumë të gjatë. Andy Reid, Kieran Richardson, John Mensah, Kenwyne Jones e Lee Cattermole, janë të gatshëm, përveç problemeve me lëndime.

Kundër Barrowit, në Kupën e Anglisë, Cana u ndëshkua me karton të verdhë, të shtatin këtë sezon, por ai nuk e ka ndërmend ta ndryshojë mënyrën e lojës.

“Nëse njerëzit fokusohen te kartonët e mi, kjo nuk është korrekte, kjo nuk është ajo që është më e rëndësishmja. Më e rëndësishme është se si luaj unë. Unë nuk po mendoj që ta marr ndonjë karton të verdhë ose t’i parandaloj ata. Kur unë jam në fushë, vetëm mundohem ta ndihmoj ekipin”, shtoi Cana.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *