Home / Lajme / Rajon / NATO ndihmon Shqipërinë për pëmbytjet

NATO ndihmon Shqipërinë për pëmbytjet

9 janar-
Mësohet se po sot do të mbërrijnë nga Italia dy helikopterët me ndihma në medikamente mjekësore. Gjithashtu sot mbërrijnë në pikën kufitare në Kakavijë ekipet greke. Këto mjete do të shoqërohen gjatë gjithë rrugës për në Shkodër nga një ekip zjarrfikësish të stacionit të PMNZSH-së të Gjirokastrës dhe nga një patrullë policisë rrugore.

Vendet anëtarë të NATO- s dhe Qendra e Emergjencave Europiane (MIC-ut) kanë nisur dërgimin e ndihmave ushqimore dhe materiale në zonat e përmbytura në veri të Shqipërisë, kryesisht në qarkun e Shkodrës. Mësohet se rreth 40 mjete të NATO-s po futen nga Kakavija ndërkohë që janë parashikuar dhe një sërë ndihmash të tjera logjistike dhe ushqimore.

– Ndihmat erdhën pas apelit të Komitetit Ndërministror nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Emergjencave Civile. Ministria e Brendshme nëpërmjet një informacioni për shtyp njofton se “ Deri sot nga kontaktet me EADRCC dhe ato bilaterale kanë ofruar ndihmë këto vende: Italia – Helikopterë tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa. Sllovenia – 13 Gjeneratorë (GNR), Austria – 8 Gjeneratorë (GNR), Greqia – 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motore, 7 pomps të fuqishme; Italia – 12 autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje; Franca – 12 pompa dhe 8 gjeneratore; Moldavia – Ushqime dhe medikamente mjekësore.

Mësohet se po sot do të mbërrijnë nga Italia dy helikopterët me ndihma në medikamente mjekësore. Gjithashtu sot mbërrijnë në pikën kufitare në Kakavijë ekipet greke. Këto mjete do të shoqërohen gjatë gjithë rrugës për në Shkodër nga një ekip zjarrfikësish të stacionit të PMNZSH-së të Gjirokastrës dhe nga një patrullë policisë rrugore.

Ministria e Brendshme bënë të ditur se vazhdojnë kontaktet me vendet e tjera për sigurimin kryesisht të ndihmave në paisje.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *