Home / Sport / Ndërhyrje në gju për… Fabio Kapelon

Ndërhyrje në gju për… Fabio Kapelon

Sipas të përditshmes britanike “The Times”, trajneri italian i kombëtares angleze, Fabio Kapelo, do t’i nënshtrohet sot një operacioni në gju.

Ndërhyrja për 63-vjeçarin do të kryhet në Itali. Kapelo do të vendosë një protezë në gju, gjë që është e zakonshme për personat mbi 60 vjeç të cilët kanë pasur herë pas here probleme me meniskun.

Trajneri italian do të duhet të përdorë patericat për një periudhë gjashtë javore, ndërkohë që periudha e nevojshme për të lëvizur normalisht, është rreth tre muaj.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *