Home / Lajme / Maqedoni / Ndrroi jetë mjeku Adnan Rusi

Ndrroi jetë mjeku Adnan Rusi

13 janar-
Me rastin e vdekjes së tij, Shoqata e mjekëve shqiptarë në Maqedoni dega në Tetovë mbajti një mbledhje komemorative në Tetovë.Në këtë mblehdje komemorative u tha se ai do të mbetet si një mjek I përkryer, shok dhe bensik I profesionit të tij

Në moshën 64 vjeçare ndroi jetë Adnan Rusi, një kohë të gjatë mjek në shumë vende të Kosovës dhe Maqedonisë.Ai lindi në Dibër në vitin 1946 dhe rrjedh nga një familje intelektuale.

Arsimin fillor e filloi në Dibër dhe e vazhdoi bashkë me të mesmen në Tetovë.Studimet e mjekësisë I vazhdoi në universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ku edhe diplomoi në viyin 1971.

Më pas specializoi në lëminë e kirurgjisë në Universitetin e Zagrebit, të cilin e mbaroi me sukses.

Një kohë ka punuar në qendrën mjekësore në Prizren.

Adnan Rusi u profilizua në shkencat mjekeësore në Grac të Austrisë ku u supsepecializua në lëminë e kirurgjsië vaskulare.

Pas kthimit të tij nga Austria ai punoi në disa repartee mjekësore private dhe shtetërore.

Me rastin e vdekjes së tij, Shoqata e mjekëve shqiptarë në Maqedoni dega në Tetovë mbajti një mbledhje komemorative në Tetovë.Në këtë mblehdje komemorative u tha se ai do të mbetet si një mjek I përkryer, shok dhe bensik I profesionit të tij.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *