Home / Lajme / Rajon / Në kufirin Kosovë-Serbi, dyshohet për të shtëna armësh

Në kufirin Kosovë-Serbi, dyshohet për të shtëna armësh

Prishtinë, Beograd, 6 janar-
Të shtënat dhe drita e fuqishme që ka ardhur nga territori i Kosovës, i ka shtyrë banorët e fshatit Rashevc të marrin pushkët në dorë’, thuhet në këtë raport. Sipas këtyre banorëve, të shtënat sporadike kanë filluar me të rënë terri dhe se, sipas tyre, të shtënat kanë ardhur nga territori i Podujevës, që gjendet rreth 300 metra larg fshatit. Ata pohojnë se policia vetëm u kishte thënë atyre që të rrinë të qetë dhe se për këtë, ata kanë vendosur të vetorganizohen

Banorët e fshatit Rashevc nga komuna e Kurshumlisë në Serbi, pjesë kjo e cila gjendet në rripin e sigurisë, natën e kaluar e kanë kaluar të armatosur dhe duke patrulluar nëpër fshat.

Sipas medieve serbe, thuhet se këta fshatarë janë shqetësuar nga të shtënat sporadike, të cilat kanë ardhur nga pjesa territoriale e Kosovës.

‘Të shtënat dhe drita e fuqishme që ka ardhur nga territori i Kosovës, i ka shtyrë banorët e fshatit Rashevc të marrin pushkët në dorë’, thuhet në këtë raport. Sipas këtyre banorëve, të shtënat sporadike kanë filluar me të rënë terri dhe se, sipas tyre, të shtënat kanë ardhur nga territori i Podujevës, që gjendet rreth 300 metra larg fshatit.

Ata pohojnë se policia vetëm u kishte thënë atyre që të rrinë të qetë dhe se për këtë, ata kanë vendosur të vetorganizohen. Në fshatin Rashevc ka dominuar frika.

Shumë prej tyre kanë filluar t’i paketojnë gjërat dhe janë gatshëm ta lëshojnë fshatin.

Gjatë natës ata i ka vizituar zv/kryetari i Kurshumlisë, Dejan Millosheviç, i cili u takua me banorët dhe i bindi ata që mos të largohen nga shtëpitë e tyre.

”Njerëzit janë të frikësuar, sepse lart i kanë familjet. Dy familje janë me fëmijë të vegjël”, tha zëvendëskryetari i Kurshumlisë. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Dragan Shtutanovac thotë se ende është duke u hetuar se çka ka ndodhur një natë më parë në fshatin Rashevc.

Ai konsideron se me këtë rast se nuk ka ardhur deri te rrezikimi i sigurisë së njerëzve. ”Ushtria e Serbisë është tërë kohën e pranishme në atë shtrirje.

Ushtria edhe mbrëmë dhe sot është atje, edhe pse nuk është e vendosur në fshat, por në linjën administrative.

Konsiderojmë se nuk ka ardhur deri te rrezikimi i jetës së njerëzve, por se do të mundohemi që në bashkëpunim me KFOR-in, të dimë çka në të vërtetë ka ndodhur, nëse incidenti është drejtuar kundër joshqiptarëve, apo ishte diçka që mund të quhet rrugaçëri”, tha ministri i Mbrojtjes.

Edhe gjatë ditës së martë janë dëgjuar të shtëna sporadike dhe banorët e Rashevcit paralajmërojnë se do të organizojnë rojtarët derisa të ketë nevojë për këtë. Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë deklaruar se në mbrëmjen e së hënës nuk kanë regjistruar ndonjë rast të të shtënave në linjën administrative që kalon në Kurshumli.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se për ruajtjen e kësaj pjese është ngarkuar KFOR-i. Ndërsa gjatë ditës së martë KFOR-i nuk është deklaruar për këtë incident në linjën administrative. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *