Home / Lajme / Maqedoni / Në qershor bie qeveria nëse nuk zgjidhet kontesti i emrit

Në qershor bie qeveria nëse nuk zgjidhet kontesti i emrit

3 Janar-
Nëse kryeministri Nikolla Grevski nuk e shfrytëzon kohën prej gashtë muajsh që Bashkimi Evropian ia la në disponim deri kur Brukseli pritet të rishikojë vendimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë, atëherë ardhëmria e kabinetit të tij në këtë format nuk do të mund të vazhdojë të qeverisë vendin.

Nëse deri në qershor nuk zgjidhjet kontetsti i emrit me Greqinë, i cili pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, e pritshme është që vendi të hyjë ne krizë politike, e cila do të kulmoi me rënien e qeverisë.

Nëse kryeministri Nikolla Grevski nuk e shfrytëzon kohën prej gashtë muajsh që Bashkimi Evropian ia la në disponim deri kur Brukseli pritet të rishikojë vendimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë, atëherë ardhëmria e kabinetit të tij në këtë format nuk do të mund të vazhdojë të qeverisë vendin.

Burime të besueshme për “Zhurnal” pohojnë se nëse Gruevski refuzon ta zgjidh çështjen e emrit, atëherë partitë politike dhe diplomatë me ndikim në Shkup përgatitin rrugëdaje tjetër për të zhbllokuar procesin.

Një nga variantet e mundshme është votimi i mosbesimit të qeverisë Gruevski në Parlament dhe formimi i një qeverie të re të shpëtimit kombëtarë, e cila do t’i përngjajë qeverisë së vitit 2001, e cila ndërpreu luftën dhe arriti Marrëveshjes e Ohrit.

Qeveria, në të cilën do të participonin dy partitë e mëdha maqedone VMRO-DPMNE dhe LSDM, si dhe BDI dhe DR nga spektri shqiptar, do të ketë për detyrë të gjejë zgjidhje me Greqinë për emrin dhe të përgatis vendin për zgjedhje të parakohshme, të cilat mund të mbahen nga fundi i vitit apo në pranverën e vitit 2011.

Burime të njejta thonë se qeveria Gruevski mund të rrëzohet me ndihmën e partive të cilat aktualisht janë pjesë e ekzekutivit. Gruevskit shpinën pritet t’ia kthejnë BDI, por edhe partitë e vogla etnike, të cilat në Parlament kanë katër deputetë. Gruevski mund ta braktisin edhe disa parti të vogla maqedone, por nuk perjashtohet mundësia që në partinë e Lube Boshkovskit të kalojnë edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Ky variant, tregojnë të njejtat burime, i përgjigjet edhe kryeministrit Gruevski, i cili nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për ndryshimin e emrit të vendit, i cili do të jetë për përdorim të përhershëm. Pala greke nuk leshon pe dhe këmbëngul që emri i ri i Maqedonisë të jetë për përdorim të përgjithshëm. Grekët kërkojnë që emri Maqedonia Veriore të përdoret në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe brenda. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *