Home / Lajme / Maqedoni / Në spitalet e Shkupit janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj me simptomat e gripit

Në spitalet e Shkupit janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj me simptomat e gripit

6 Janar-
Siç informoi sot Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitaizuar gjashtë pacientë me simptome të gripit të ri. Në këtë moment aty po mjekohen 52 persona. Pesë prej tyre janë me fotografi të rëndë klinike dhe gjenden në aparate me oksigjen.

Në Klinikën për sëmundje infektive gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj me simptoma të gripit A (H1N1).

Siç informoi sot Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitaizuar gjashtë pacientë me simptome të gripit të ri. Në këtë moment aty po mjekohen 52 persona. Pesë prej tyre janë me fotografi të rëndë klinike dhe gjenden në aparate me oksigjen.

Në repartin infektiv të Spitalit ushtarak janë hospitalizuar tre pacientë të rinj, ndërsa momentalisht aty mjekohen tetë persona me simptoma të gripit.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar tetë pacientë të rinj, ndërsa aty për momentin mjekohen 30 fëmijë me sipmotma të gripit (të moshës prej gjashtëmuajshe deri në pesë vjeç). Një fëmijë është me formë më të rëndë të pneumonisë dhe gjendet në aparaturat me oksigjen.

Në Institutin për sëmundje të mushkërive të bardha tek fëmijët-Kozle gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar pesë fëmijë me formë më të lehtë të pneumonisë dhe aty për momentin po kurohen 17 fëmijë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *