Home / Lajme / Rajon / Nën ujë 2473 shtëpi e 10 mijë ha tokë, 4755 të evakuuar

Nën ujë 2473 shtëpi e 10 mijë ha tokë, 4755 të evakuuar

10 janar-

Forcat e policisë në bashkepunim me ato të ushtrise, kanë operuar edhe në zona të tjera të komunave Bushat, Dajç, Berdicë, Hajmel, Guri i Zi, Velipojë, dhe në lagjet periferike të qytetit, duke dhënë ndihme banoreve në zonat e përmbytura, por në përgjithësi nuk ka pasur probleme shqetësuese. Nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është bërë i mundur sigurimi dhe garantimi i të gjithë nënstacioneve të depozitës së ujëmbledhësit Dobraq dhe N/St elektrike Nr 1 dhe 2 të kësaj bashkie

SHKODER Qarku i Shkodrës hyn në ditën e 9 të përmbytjeve. Reshjet e shiut të cilat vazhdojne te biejne kane rritur nvielin e Bunes dhe uji ka vershuar ne hyrje te qytetit si dhe ne lagjet periferike te saj. Ne zonen e Nenshkodres niveli i ujit mbetet ne 2 meter. Vazhdon evakuimi i shperndarja e ndihmave.

Ora: 18:31- Imami garanton mbështetje për banorët
Gjatë një inspektimi në fshatin Mali i Jushit Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për banorët e prekur nga përmbytjet.
Imami garantoi banorët për marrjen e masave të menjëherëshme si transportin për evakuimin e tyre, për evakuimin e bagëtive dhe sigurimin e ushqimit për to.

“Gjendja është e qëndreshme dhe nën kontroll” theksoi ministri Imami ndërsa bëri thirrje për qetësi dhe evakuim të banorëve.
Ndërkaq, Forcat e Ushtrisë dhe Policisë ndodhen në angazhim të plotë në ndihmë të banorëve dhe po vijojnë në mënyrë sistematike ndarjen e ndihmave.

Ora- 15.20- Shkoder, 4755 te evakuuar, 2473 shtepi te permbytura
Ministria e Brendshme publikon bilancin e përmbytjeve në Shkodër deri në orën 13 të ditës së sotme. Në tablonë e përgjithshme mbi situatën e krijuar nga përmbytjet, Komuna Dajc renditet ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave. Rreth 2000 hektarë toke janë të permbytur plotësisht dhe 1187 shtëpi janë prekur vetëm në Dajc.
Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur në total 250 ha tokë, 330 shtëpi dhe 586 persona janë evakuuar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në total në gjithë qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10 mijë hektarë tokë, 4755 janë evakuuar dhe 2473 shtëpi janë përfshirë nga uji.

Njësia vendore Tokë e përmbytur Të evakuar Shtëpi të përmbytura
Bashkia Shkodër 250 ha 586 330
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1200 ha 282 180
Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
Komuna Bërdicë 1800 ha 810 368
Komuna Guri Zi 1000 ha 730 200
Komuna Bushat 1700 ha 312 150
Komuna M.Madhe 50 ha 10 8
Gjithsej 10.000 ha 4755 persona 2473 shtëpi

Ora 12: 10 Imami ne Bushat apel banoreve te evakuohen
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar se “gjendja është e qëndreshme dhe nën kontroll”. Gjatë ditës së sotme ai ka inspektuar fshatin Mali i Jushit të komunës së Bushatit, ndër më kritikët nga përmbytjet e lumenjve të Bunës dhe Drinit.
Sipas ATSH-së në një takim me banoret e këtij fshati, ministri Imami bëri thirrje për qetësi dhe evakuim të tyre, duke u nisur dhe nga situate me një rritje të lehtë të ujrave.
Forcat e Ushtrisë dhe Policisë ndodhen në angazhim të plotë në ndihmë të banorëve dhe po vijojnë në mënyrë sistematike ndarjen e ndihmave. Forcat e Ushtrisë janë në gatishmëri të plotë për evakuimin e banorëve të Malit të Jushit, të cilët në shumë raste hezitojnë të largohen nga banesat e tyre.

Rreth mesditës Ministri i Mbrojtjes është nisur me helikopter drejt zonës së Velipojës për të inspektuar zonat e prekura aty nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Që prej mëngjesit të sotëm, ministri Imami ndodhet në Qarkun e Shkodrës ku po ndjek nga afër situatën e krijuar në shumë zona si pasojë e përmbytjeve.

Ora 12.00 Rritet niveli i Bunes, permbyten lagjet periferike
Në Shkodër, lagjet periferike janë nën ujë përshkak të fryrjes së lumit Buna. Niveli i ujit në lumin Buna është rritur me 6 cm, Pamjet tregojne qarte se uji ka arritur deri ne buze te ures. Ne kete ure policia urdheron qarkullimin vetem ne nje krah te automjeteve per te shmangur rreziqet.
Rreshjet e shiut, të cilat e kanë shtuar nivelin e ujrave në lumin Bunë dhe në Liqenin të Shkodrës, kanë sjellë përmbytjen e lagjes se Kirasit, 4 km larg Shkodres, që, njihet si zona e ndërmarrjes Zooteknike. Në këtë lagje gjenden banesa e shtëpi ku niveli i ujit ka kaluar një metër lartesi. Ndërkaq, banorët, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre i realizojnë nevojat e përditshme nëpërmjet lëvizjes me lundra e varka.
Edhe në hyrje të Shkodrës, përballë uërs së Bunës, uji ka dalë dhe ka vërshuar në shëtitore dhe prezenca e tij është dhe në rrugën hyrëse të qytetit deri në lagjen Xhabije. Vendorët tregojnë se prezenca e ujit në këtë lagje shpjegohet dhe me shpërthimin e pusetave të cilat tashmë janë të mbingarkuara. Në shëtitoren përballë lumit Buna, niveli i ujit arrin në 50 cm.

Situatë problematike dhe në Ajasëm, Bahcallëk, ku niveli i ujit shkon deri në 1 metër. Mësohet se nga fryrja e lumit Buna dhe e lumit Drin ka bërë që të rritet dhe niveli i ujit në liqenin e Shkodërs. Në lokalet buzë liqenit të ndërtuara poshtë aksit Shkodër. Shirokë- Zogaj, tashmë ndodhet prezenca e ujit, ndërsa mësohet se prezenca e ujit të liqenit ndodhet dhe në aks. Gazetarja e NEËS24 informon se nuk ka probleme për banesat në këtë zonë, pasi janë të ndërtuara mbi rrugë.

Sipas të dhënave nga prefekti i Shkodrës vetëm në këtë rreth numërohen 10 mijë ha tokë të përmbytura, 2473 shtëpi nën ujë dhe janë evakuar 4748 banorë. Në rrethin e Shkdorës vazhdon evakuimi i banorëve nga lagjet Ajasëm, Kiras, nga komuna e Bushatit, Gur i Zi, Velipojë.

Ora 08.30 Shkodra ne diten e 9 te permbytjeve, niveli i ujit konstant
Qarku i Shkodrës hyn në ditën e 9 të përmbytjeve nga shkarkimet e hidrocentraleve të Fierzës, komanit dhe Vaut të Dejës, si dhe fryrja e lumejve Bunë, Drin, Kiri dhe Gjadër. Reshjet e shiut të cilat po biejne edhe gjatë paradites së sotme, ndonëse jo të furishme, nuk krijojnë aspak favorizim për zonën e nënShkodrës ku niveli i ujit mbetet konstat si në ditët e mëparshme.

Sipas një raporti më të fundit të Komitetit Nderministror te Emergjences Civile ka vazhduar evakuimi i banorëve në komunat e Bushatit, Velipojës e Dajcit. Fshati Obot mbetet i izoluar nga uji. Në Bushat forcat e ushtrisë kanë vendosur sot futjen e makinave të rënda në këtë zonë për të bërë të mundur evakuimin e kryefamiljarëve të cilët pasi kanë larguar pjesën tjetër të familjes, refuzojnë të lënë banesat dhe gjëne e gjallë në mëshirë të fatit. Sipas një raporti më të fundit të Komitetit Nderministror te Emergjences Civile të orës 22. 00 të mbrëmjes së të shtunës nga fshati Obot janë evakuar 8 familje me 38 persona dhe 23 krere lopë.

Në fshatin Obot janë evakuuar duke u transportuar me varkë dhe janë derguar në spital dy persona të sëmurë.

Në fshatrat Shirq e Mushan të Komunes Dajç janë transportuar 15 persona.

Në fshatin Mali i Jushit, janë dislokuar 5 punonjës policie dhe në bashkëpunim me forcat e ushtrisë me mjete lundruese dhe kamionë kanë bërë furnizim të banorëve me ushqime.

Me tankerin e RENEAS janë transportuar ushqime dhe karburant për në Komunën Dajç.
Në fshatin Luarzë e Pulaj (Velipojë) forca të policisë dhe të ushtrise me dy kamionë u kanë ofruar ndihmë banorëve në forcimin e bendit (argjinaturave) si dhe kanë shpërndare ndihma ushqimore.
Forca të repartit “Delta”, në përbërje të të cilëve janë 15 punonjes policie me dy automjete, janë të dislokuara tek Ura e Bunës dhe me një gomone bëjnë patrullim në zonat e përmbytura të lagjeve “Salo Halili” e “Kiras”.

Forcat e policisë në bashkepunim me ato të ushtrise, kanë operuar edhe në zona të tjera të komunave Bushat, Dajç, Berdicë, Hajmel, Guri i Zi, Velipojë, dhe në lagjet periferike të qytetit, duke dhënë ndihme banoreve në zonat e përmbytura, por në përgjithësi nuk ka pasur probleme shqetësuese. Nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është bërë i mundur sigurimi dhe garantimi i të gjithë nënstacioneve të depozitës së ujëmbledhësit Dobraq dhe N/St elektrike Nr 1 dhe 2 të kësaj bashkie.

Ministria e Brendshme informoi dje për 10 mijë ha tokë të përmbytur në qarkun e Shkodrës, 2405 shtëpi nen uje dhe 4177 persona të evakuar.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.
(s.g/e.n/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *