Home / Lajme / Maqedoni / Nesër shpallet fronti opozitar kundër Gruevskit

Nesër shpallet fronti opozitar kundër Gruevskit

31 janar-
Nga blloku opozitar mohojnë se bashkimi i opozitës do të thotë parapërgaditje për zgjedhje të parakohshme, për të cilat çdo ditë e më zëshëm po flitet nëpër kuloaret politike. Sipas tyre qëllimi i këtij bashkimi ka të ndalojë qeverisjen e keqe të Gruevskit.

Të hënën disa parti opozitare të udhëhequra nga LSDM pritet të formojnë frontin opozitar, i cili do të përpiqet të rrëzojë nga pushteti kryeministrin Nikolla Gruevski. Bllokut opozitar do t’i bashkohen PRSD e Tito Petkovskit, Partia Liberale e Stojan Andovit, Partia e të gjelbërve, Alternativa e AR e Gjorgji Orovçanecit, Partia socialdemokratët e Lirë e Lupço Jordanovskit dhe një parti opozitare turke.

Platforma e përbashkët e opozitës do të fokusohet në problemet ekonomike të vendit, të cilat për çdo ditë thellohen. Poashtu opozita do të denonocojë shpenzimin e buxhetit për statuja dhe reklama si dhe presionet mbi gjyqësorin dhe partizimin e administratës publike.

Nga blloku opozitar mohojnë se bashkimi i opozitës do të thotë parapërgaditje për zgjedhje të parakohshme, për të cilat çdo ditë e më zëshëm po flitet nëpër kuloaret politike. Sipas tyre qëllimi i këtij bashkimi ka të ndalojë qeverisjen e keqe të Gruevskit.

Në bllokun opozitar nuk do të jetë Partia liberal-demokratike dhe Partia e Lube Boshkovskit “Të Bashkuar për Maqedoninë”. Në këtë bllok partish nuk do të ketë asnjë parti shqiptare. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *