Home / Lajme / Maqedoni / Ngritet rejtingu i PDSH-së, bie rejtingu i partive në pushtet

Ngritet rejtingu i PDSH-së, bie rejtingu i partive në pushtet

12 janar
Mbështetja për LSDM-në opozitare është rritur për 1 për qind, ndërsa dallimi më i madh është tek PDSH-ja rejtingu i së cilës është rritur dy herë më shumë. Këtë e tregon hulumtimi i fundit i realizuar nga instituti amerikan ndërkombëtar republikan rezultatet e së cilit sot u plasuan nga qarqet qeveritare.

Rejtingu i partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI gjatë katër muajt e fundit ka rënë për dy për qind.

Mbështetja për LSDM-në opozitare është rritur për 1 për qind, ndërsa dallimi më i madh është tek PDSH-ja rejtingu i së cilës është rritur dy herë më shumë.

Këtë e tregon hulumtimi i fundit i realizuar nga instituti amerikan ndërkombëtar republikan rezultatet e së cilit sot u plasuan nga qarqet qeveritare.

Nëse nesër mbahen zgjedhje, për VMRO–DPMNE-në do të kishin votuar 30 për qind, ndërsa në anketën e institutit të njëjtë në shtator të vitit të kaluar janë shprehur dy për qind më shumë.

BDI-së mbështetjen tani ia kanë dhënë 8 për qind të qytetarëve. LSDM, shënon rritje jo të konsiderueshme prej 1 për qind.

Për partinë e udhëhequr nga Branko Cërvenkovski do të votonin 12 për qind të qytetarëve. Rritjen më të madhe prej shtatorit deri më tani e ka PDSH. Sipas të anketuarave nga IRI, për partinë e Thaçit do të votonin 6 për qind të qytetarëve për dallim nga periudha e vjeshtës kur kësaj partie votën do tia kishin dhënë vetëm 3 për qind e tyre. Demokracia e Re është konstante me 3 për qind mbështetje.

Nuk ka ndryshim as në partinë ‘Të Bashkuar për Maqedoninë’ dhe Partinë Liberal Demokratë për të cilat do të kishin votuar rreth një për qind të qytetarëve. Ilija Dimovski nga VMRO – DPMNE tha se janë të kënaqur nga hulumtimi i IRI-së, duke shtuar se mbështetja për ta paraqet përgjegjësi.

“Në Republikën e Maqedonisë shumë subjekte i ndajnë anketat që i bëjnë. Një pjesë e subjekteve janë relevante, ndërsa pjesa tjetër jorelevante.

Një pjesë e subjekteve punojnë vite të tëra në problematikën e njëjtë, ndërsa një pjesë kanë ad hok paraqitje për të arritur një qëllim të caktuar politik për ndonjë porositës të caktuar”, thotë Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE.

VMRO DPMNE javën e kaluar nuk deshi t’i komentoj rezultatet e anketës së fundit të institutit ‘Progre’s duke i lidhur ato me LSDM-në. Ndërsa nga ana tjetër, social demokratët nuk deshën t’i komentojnë rezultatet e anketës së IRI-t.

“Falë anketomanit Nikolla Gruevski, i cili futi rregulla të tilla në lojë, në Maqedoni anketat gjatë kohë nuk janë më mjet për hulumtimin e mendimit publik, por për manipulim dhe krijim të kaosit total në opinion”, deklaroi Emilijan Stankoviq nga LSDM.

Ndërkaq, sipas këtij hulumtimi të IRI edhe mbështetja që gëzon presidenti Gjorge Ivanov është e pa ndryshuar –pra e ulët dhe arrin rreth një për qind. Në pyetjen çfarë mendimi kanë për të, pozitivisht janë shprehur 40 për qind të qytetarëve.

Nuk ka ndryshime të mëdha as në mbështetjen e integrimit të vendit në organizatat euro atlantike. 94 për qind janë shprehur për integrim të Maqedonisë në BE, ndërsa 91 për qind e mbështesin hyrjen në NATO. Anketa është bërë prej datës 17 deri 22 të muajit të kaluar mbi 1.105 anketues.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *