Home / Sport / Një bronx për Mourinjon: Jam i lumtur, si të ishte ar

Një bronx për Mourinjon: Jam i lumtur, si të ishte ar

Trajneri i Interit, Hoze Mourinjo, ka zënë vendin e tretë në renditjen e IFFHS (Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave) për vitin 2009.

Para “Të veçantit” u rendit Pep Guardiola dhe Aleks Ferguson. Megjithatë, portugezi shprehet entuziast për vlerësimin. “Jam tepër i lumtur për këtë mirënjohje. Kam fituar dy herë medaljen e artë dhe një herë të argjendtën. Më mungonte medalja e bronxtë dhe jam i lumtur që e mora”, u shpreh tekniku zikaltër.

Më tej ai shtoi: “Ky çmim më bën krenar, sepse pasi pushova së drejtuari, dola fare nga renditja. Guardiola e meritoi vendin e parë, po ashtu edhe Fergusoni, sepse fitoi kampionatin dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë e pranoj këtë çmim me të njëjtën krenari dhe lumturi si të ishte vendi i parë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *