Home / Lajme / Maqedoni / Normalizohet komunikacioni në rrugën Dibër – Mavrovë

Normalizohet komunikacioni në rrugën Dibër – Mavrovë

Dibër, 7 janar
Për shkak të rrëshqitjes së tokës, që ka ndodhur dje pasdite, në fshatin Skudrinjë, komunikacioni në këtë rrugë ishte ndërprerë disa orë.

Komunikacioni në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë nga mesdita zhvillohet normalisht, në dy anët e rrugës, informuan nga seksioni i Dibrës së NP “Rrugët e Maqedonisë”, e cila është e obliguar për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Për shkak të rrëshqitjes së tokës, që ka ndodhur dje pasdite, në fshatin Skudrinjë, komunikacioni në këtë rrugë ishte ndërprerë disa orë.

Në pastrimin e rrugës kanë ndihmuar edhe mekanizimi i Komunës Qendër-Zhupë.
Komunikacioni në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, i cila prej dje ishte tërësisht i mbyllur për shkak të rrëshqitjes së tokës në rrugën te fshati Skudrinjë, prej sot në mëngjes zhvillohet vetëm në njërën anë të rrugës.

Siç kumtuan nga Komuna Mavrovë-Rostushë, ku gjendet fshati Skudrinjë, ekipet e Rrugëve të Maqedonisë prej mbrëmë gjenden në terren dhe ende janë duke punuar në pastrimin e anës tjetër të rrugës.

Për rrëshqitjen e tokës në Skudrinjë, e cila gjendet 10 kilometra nga Dibra dhe mbi rrugën rajonale, nga komuna theksuan se kanë paralajmëruar edhe më herët me shkrim deri te Agjencia për rrugë shtetërore, për sanimin e saj dhe kërkesë për ndërtimin e murit mbështetës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *