Home / Lajme / Maqedoni / OSBE heq dore nga maqedonishtja nga klasa e pare

OSBE heq dore nga maqedonishtja nga klasa e pare

“Zbatimi i strategjisë së OSBE-së i ashtuquajtur ‘Hapa drejt integrimit të sistemit arsimor’ është shumë çështje shumë e ndjeshme dhe kërkon përgatitje të shumta, porosit Volebek. Komisari i OSBE-së insiston që para se të zbatohet strategjia të promovohet një dialog i detajuar ndërmjet palëve të prekura duke i pasur parasysh nevojat e çdo bashkësie dhe të sigurohet material i përshtatshëm arsimor si dhe programe për trajnim të kuadrit arsimor

OSBE-ja tërheq kërkesën që maqedonishtja për nxënësit shqiptar të mësohet nga klasa e parë. Komisari i lartë për pakica nacionale Knut Volebek në një letër dërguar kryeministrit Gruevski ia tërheq vëmendjen se nëse shpejton me zbatimin e vendimit qeveritar, mund të shkaktojë pakënaqësi.
Volebek shqetësimin e tij ia ka shprehur Gruevskit në letrën dërguar më 21 janar, menjëherë pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe ashpërsimit të retorikës pasi që Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, deklaroi se nuk do ta tërheq vendimin.

“Zbatimi i strategjisë së OSBE-së i ashtuquajtur ‘Hapa drejt integrimit të sistemit arsimor’ është shumë çështje shumë e ndjeshme dhe kërkon përgatitje të shumta, porosit Volebek. Komisari i OSBE-së insiston që para se të zbatohet strategjia të promovohet një dialog i detajuar ndërmjet palëve të prekura duke i pasur parasysh nevojat e çdo bashkësie dhe të sigurohet material i përshtatshëm arsimor si dhe programe për trajnim të kuadrit arsimor.

Volebek gjithashtu kërkon nga Qeveria që në mënyrë simultane dhe joobligative të promovojë mësimin e gjuhës shqipe në vende ku dominon komuniteti shqiptar.alsatm

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *