Home / Lajme / Maqedoni / Pahor, Gruevskit: Do të përfundosh si Sanaderi

Pahor, Gruevskit: Do të përfundosh si Sanaderi

Shkup, 21 janar
Ky është paralajmërimi që kryeministri slloven Borut Pahor ia ka bërë kolegut të tij maqedon Nikolla Gruevskin. Gazeta e përditshme maqedonase “Vest” në numrin e nesërm shkruan se kryeministri slloven Pahor gjatë vizitës në Shkup pa “doreza” diplomatike e ka ka bindur kryeministrin Gruevskin “të ketë sjellje evropiane, sikur kryeminstraja kroate Jadranka Kosar”.

Kryeministri slloven Borut Pahor gjatë qëndrimit në Maqedoni e ka bindur kryeministrin Nikolla Gruevski të gjejë zgjidhje për problemin e emrit, në të kundërtën do të pësojë fatin e ish kryeministrit kroat Ivo Sanader “Do ta kesh fatin e Ivo Sanaderit nëse nuk e zgjidh kontestin e emrit”.

Ky është paralajmërimi që kryeministri slloven Borut Pahor ia ka bërë kolegut të tij maqedon Nikolla Gruevskin. Gazeta e përditshme maqedonase “Vest” në numrin e nesërm shkruan se kryeministri slloven Pahor gjatë vizitës në Shkup pa “doreza” diplomatike e ka ka bindur kryeministrin Gruevskin “të ketë sjellje evropiane, sikur kryeminstraja kroate Jadranka Kosar”.

“Tani është koha të tregohesh i urtë, të tregohesh vizionar dhe ta zgjidhësh problemin e emrit”, e ka porositur Pahor Gruevskin, në darkën e shtruar për nder të tij nga kryeministri maqedonas.

Mysafiri i lartë slloven iI ka sugjeruar Gruevskit që të merr mësim se si Kroacia dhe Sllovenia e kanë zgjedhur kontestin e kufirit. “Sinqerisht erdha të ofroj ndihmë për emrin, sa të jetë e mundur”, ka qenë i sinqertë Pahor me Gruevskin. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *