Home / Sport / Pandev&Milito shpetojne Interin

Pandev&Milito shpetojne Interin

Pandev dhe Milito me golat e tyre kane shpetuar Interin nga nje humbje e sigurte ne Bari.

Edhe pse perballe tyre kishin skuadren kampione me lojtare super te paguar, skuadra e drejtuar nga Ventura ishte me superiore se Interi i Mourinho-s. Pjesa e pare perfundoi ne barazim pa gola edhe pse Bari e deshiroi me shume golin.

Edhe ne pjesen e dyte jane vendasit te cilet kerkojne te vendosin diktatin ne fushe. Perpjekjet e tyre per te kaluar ne avantazh jane bere realitet ne minuten e 60-te, kur Bareto shenderroi ne gol 11 metersh. Vetem 4 minuta me vone serish nje 11 metersh per Barin qe u finalizua nga Bareto dha idene se modestet e Barit do te ishte skuadra qe do te ndalte Interin.

Vetem pas golit te dyte ziklatrit u zgjuan nga gjumi dhe ne minuten e 68-te, Pandev shenoi golin e pare duke rihapur ndeshjen. Ne minuten e 78-te Rosseti jep nje tjeter 11 metersh, por kete here ne favor te Interit qe shenderrohet ne gol nga Milito. Kampionia e Italise nuk ka mundur te permbyse rezultatin ne minutat e mbetura ashtu sic beri nje jave me pare me Sienen. Ekipi i Mourinho-s mban vendin e pare ne klasifikim me 46 pike por tashme i rrezikuar seriozisht nga Milani qe eshte 9 pike larg dhe ka 2 ndeshje me pak.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *