Home / Lajme / Maqedoni / Papandreu : Për emrin duhet që të gjendemi në gjysmën e rrugës

Papandreu : Për emrin duhet që të gjendemi në gjysmën e rrugës

4 janar-
“Lidhur me çështjen e emrit ose do të gjejmë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët duke punuar së bashku në frymën e bashkëpunimit duke ndihmuar popujt tanë që të afrohen me njëri-tjetrin ose do të vazhdojmë ta ripërtërisim problemin duke marrë qëndrime ekstreme dhe duke e bërë retorikën nacionaliste ushqimin tonë për politikën e përditshme”, theksoi Papandreu.

Greqia dëshiron definitivisht zgjidhje për çështjen e emrit të “IJRM”-së dhe qëndrimin tonë dhe vijat tona të kuqe kombëtare rreth kësaj janë të qarta. Ndërmorëm një hap shumë të madh duke theksuar se do ta pranojmë emrin Maqedoni me përcaktim gjeografik. Presim që fqinji ynë të bëjë diçka të ngjashme dhe të gjendet me ne në gjysmën e rrugës, thotë kryeminstri grek Jorgos Papandreu në intervistën e sotme për “Veçernje novosti”.

“Lidhur me çështjen e emrit ose do të gjejmë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët duke punuar së bashku në frymën e bashkëpunimit duke ndihmuar popujt tanë që të afrohen me njëri-tjetrin ose do të vazhdojmë ta ripërtërisim problemin duke marrë qëndrime ekstreme dhe duke e bërë retorikën nacionaliste ushqimin tonë për politikën e përditshme”, theksoi Papandreu.

Në intervistën për “Veçernje novosti” ai theksoi se me propozimin Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2014, Greqia e riafrimon Axhendën e Selanikut nga viti 2003 si gur-themel për drejtimin evropian të rajonit. “Por në këtë rrugë çdo vend nga Ballkani Perëndimor do të vlerësohet mbi bazën e meritave individuale për shkak se është i domosdoshëm një aksion thelbësor, sinqeritet dhe mbylljen e çështjeve të pazgjidhura”, citon Jorgos Papandreu , i cili sot ndodhet për vizitë në Serbi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *