Home / Sport / Pato i thotë lamtumirë derbit

Pato i thotë lamtumirë derbit

Kontrollet e hollësishme mjekësore treguan të martën se sulmuesi brazilian i Milanit, Aleksandre Pato, do të mungojë edhe për tre javë të tjera.

Lajme të këqija për trajnerin Leonardo në prag të derbit me Interin të dielën në mbrëmje. Braziliani është i detyruar të mos mbështetet te shërbimet e sulmuesit 20-vjeçar, Pato, i cili i vuan prej kohësh nga një dëmtim. Tashmë objektivi mbetet rikthimi për ndeshjen ndaj Mançesterit në Ligën e Kampionëve.

Përveç brazilianit, një tjetër mungesë e rëndësishme në derbi do të jetë edhe Zambrota në krahun e majtë të mbrojtjes. Italiani nuk ka arritur të lërë pas dëmtimin dhe të dielën nuk do të jetë në dispozicion të Leonardos. Ende e paqartë mbetet situata e Sedorfit dhe sidomos e Nestës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *