Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Dosja e Thaçit heshtet me sirtaret e shtetit

PDSH:Dosja e Thaçit heshtet me sirtaret e shtetit

20 janar-
Deri më 26 dhjetor të vitit 2008 nuk ka asnjë përgjigje ndërsa më 30 dhjetor po të atij viti kemi një përgjigje se në bazë të kërkesës të parashtruar në DSK, nga kjo e fundit nuk ka asnjë përgjigje.Ndërkaq, më 12 maj të vitit 2009 nga DSK jepet një përgjigje në prokurori se në lidhje më këtë rast nuk ka asnjë dokumentacion”, tha Xhelili

Urim Hasipi

Tetovë, Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar pas daljes në skenë lajmit se kryeredaktori i Sitelit dhe gazetës Veçer, Llatas, ka bashkwpunuar me strukturat e shwrbimit sekret tw Swrbisw dhe njwkohwsisht pwr njw kohw rekorde mer dhe publikon dokument nga MPB se nuk ka qenë bashkëpuntor I shërbimit sekret të Sërbisë, kurse MPB nuk jep asnjë përgjigje me rastin e liderit të PDSH-së, ku ky I fundit pohon se ka qenë I ndjekur nga shërbimi sekret I Maqedonisë me nofkën Kreatori.

Avokati I Thaçit, Irfan Xhelili gjatw njw pres konference me gazetarw është ankuar se dosja e cila u inicua nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe kundërzbulim ndaj kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, heshtet edhe pse Thaçi kishte angazhuar avokatë për të paditur këtë drejtori.

Gjatë një pres konference me gazetarë të mërkurën në Tetovë avokati I Thaçit, Irfan Xhelili, u shpreh se një gazetarë dhe një qytetar I afërm me pushtetin mund të sigurojë dokument, kurse një lideri nuk mund t`I jepet përgjigje dhe të inicohet procedurë ndaj ishshefit të shërbimit sekret Zoran Verushevski.

Ai tha se fletëpadia është inicuar me 14 maj të vitit 2008 nga tre avokatët e Menduh Thaçit, deri tek prokuroria themelore në Shkup.”Deri më 26 dhjetor të vitit 2008 nuk ka asnjë përgjigje ndërsa më 30 dhjetor po të atij viti kemi një përgjigje se në bazë të kërkesës të parashtruar në DSK, nga kjo e fundit nuk ka asnjë përgjigje.

Ndërkaq, më 12 maj të vitit 2009 nga DSK jepet një përgjigje në prokurori se në lidhje më këtë rast nuk ka asnjë dokumentacion”, tha Xhelili.

Sipas tij, këtu edhe stagnon drejtësia sepse gazetarit Latas I jepet shkresë me shkrim nga kjo drejtori kurse kreut të një partie gati një vit e gjysëm nuk I jepet asnjë përgjigje.

Ndryshe, kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, gjatë një prononcimi në parlamentin e Maqedonisë më më 27 mars të vitit 2008 tha se ndaj tij, shteti ka hapur dosje, me qëllim se ai ushtron veprimtari antishtetërore dhe përhapjen e ekstremizmit antishqiptar,dhe se dosja ndaj tij është hapur në vitin 2003.

Atë kohë Ministrja Gordana Jankullovska, I bëri thirrje Thaçit që të sjellë dokumentet në MPB për analizë detale dhe se bëhet fjalë për akuza të rënda .

Nëse kjo që e thoni është e vërtetë atëherë bëhet fjalë për një skandal në Maqedoni dhe se kjo është një humbje për Maqedoninë e cila tenton të instalojë vlera demokratike”, tha atë kohë Jankullovska.Thaçi, gjatë paraqitjes së tij në parlament akuzoi atëherë strukturat e LSDM-së dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti, kur ky I fundit kishte thënë se nuk ka njohuri për veprime të tilla.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *