Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Gjykata të shfuqizojë mësimin e gjuhës maqedonase

PDSH:Gjykata të shfuqizojë mësimin e gjuhës maqedonase

16 janar-
Nënkryetarja e PDSH-së Mirushe Hoxha në një konferencë për shtyp të shtunën deklaroi se Partia Demokratike Shqiptare më datë 20 nëntor të vitit 2009, para gati dy muajsh, në Gjyqin kushtetues deponoi iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të datës 27 gusht 2009, me anë të së cilit nxënësit shqiptarë obligohen që nga klasa e parë ta mësojnë gjuhën maqedonase.

Urim Hasipi

Nënkryetarja e PDSH-së, Mirushe Hoxha ka apeluar që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë iniciativën e tyre për kushtetutshmërisë e mësimit të gjuhës maqedonase.

Nënkryetarja e PDSH-së Mirushe Hoxha në një konferencë për shtyp të shtunën deklaroi se Partia Demokratike Shqiptare më datë 20 nëntor të vitit 2009, para gati dy muajsh, në Gjyqin kushtetues deponoi iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të datës 27 gusht 2009, me anë të së cilit nxënësit shqiptarë obligohen që nga klasa e parë ta mësojnë gjuhën maqedonase.

Sipas nënkryetares Hoxha Vendimi me anë të së cilit nxënësit shqiptarë obligohen që nga klasa e parë të mësojnë gjuhën maqedonase është në kundërshtim me Kushtetutën, më saktë, me nenin 7 alineja 2 i cili thotë: “Gjuhë të cilën e flasin së paku 20 % e qytetarëve të R.M. është gjithashtu gjuhë zyrtare.”, dhe si i këtillë ky Vendim proklamon ekskluzivitetin e përdorimit të vetëm njërës nga dy gjuhët zyrtare në R.M. në bazë të Kushtetutës së saj.

Partia Demokratike Shqiptare përkrah iniciativat qytetare, organizatat joqeveritare, intelektualët, prindërit të cilët me të drejtë kundërshtojnë politikën antishqiptare dhe diskriminuese të R.M.-së, bashkautorë e së cilës siç thuhet është BDI dhe ka apeluar deri te Gjykatën kushtetuese që urgjentisht ta shqyrtoje dhe ta pranojë këtë iniciativë të PDSH-së dhe ta shfuqizojë këtë Vendim antishqiptar dhe antikushtetues të Qeverisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *