Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Qeveria bën represion ndaj shqiptarëve

PDSH:Qeveria bën represion ndaj shqiptarëve

13 janar-
Në kundërshtim me çdo normë ligjore inspektorët e policisë për çdo ditë po marrin në pyetje informative Gjykatësin shqiptarë në gjykatën themelore në Gostivar Afrim Jakupi.Shtrohet pyetja a do veproni në të njëjtën mënyrë edhe me një gjykatës maqedonas? Prej sot ne si PDSH nuk do ju bëjmë thirje BDI-së që të lëshojë Qeverine”, tha Imer Aliu.

Urim Hasipi
Tetovë, Pas burgosjes së Kadri Sulejmanit si ish pjesëtar i konfliktit të 2001, lidhur me rastin e punëtorëve të Mavrovës dhe tentimi për të ekstraduar Shkodran Idrizin nga Gjermania, ka reaguar sot Partia Demokratike Shqiptare përmes deputetit Imer Aliu.

Sipas tij, kjo qeveri me këto raste e ka thyer ligjin për amnisti i cili pamundësonte çfardo ndjekje penale për pjesmarësit në konfliktin e vitit 2001.

“Përgjegjësit për këtë katrahurë me paftyrësi dhe me papërgjegjësi totale ende japin deklarata idioteske kinse kjo qenka “tentim” për të hapur 4 rastet e kthyera nga Haga përderisa për çdo ditë arrestohen të akuzuar të tjërë.

E përkujtojm opinionin se Partia Demokratike Shqiptare duke e ditur paaftësinë e këtyre te mjerëve që i përfaqësojnë shqiptarët në Qeveri, para 15 muajsh ka deponuar ne Parlamentin e Maqedonisë iniciativën për interpretim autentik të Ligjit për Amnesti me çka përfundimisht do të mbyllen këto raste që perdoren nga ana e kësaj qeverie si pretekst për represion ndaj shqiptarëve.

Mirëpo, edhe pas 15 muajsh kjo iniciativë e PDSH-së nga ana e koalicionit BDI-VMRO, nuk është vënë në rend dite në seancë plenare në Parlament.

Dhe krejt kjo paraqitet si jetësim të idealeve,” tha Imer Aliu

PDSH-ja ka reaguar edhe ndaj marrjes në pyetje të gjykatësit Afrim Jakupi
“Në kundërshtim me çdo normë ligjore inspektorët e policisë për çdo ditë po marrin në pyetje informative Gjykatësin shqiptarë në gjykatën themelore në Gostivar Afrim Jakupi.

Shtrohet pyetja a do veproni në të njëjtën mënyrë edhe me një gjykatës maqedonas? Prej sot ne si PDSH nuk do ju bëjmë thirje BDI-së që të lëshojë Qeverine.

Kjo veçme i ka kaluar kufijtë e mosdijes dhe indiferencës dhe spjegohet vetem me faktin se këta të mjerë jane bashkautorë dhe bashkëhartues të kësaj politike antishqiptare.

U bëtë gazi i dynjasë, na koritët krejt”, deklaroi Imer Aliu, të mërkurën në Tetovë gjatë një komunikimi me gazetarë.PDSH-ja tha ai, u bën apel të gjithë shqiptarëve qe masovikisht ti bashkangjiten PDSH-së dhe platformeës kombëtare të PDSH duke ju garantuar se kjo parti do të jetë mburoje kundrejt represionit te këtyre të cmendurve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *