Home / Lajme / Maqedoni / Për spitalin e Tetovës pajisje prej 3.5 milion eurove

Për spitalin e Tetovës pajisje prej 3.5 milion eurove

10 janar-
Sipas ministrit Osmani, me ndërtimin e Qendrës do të mundësohet shërbim më cilësor mjekësor për qytetarët dhe shkarkim i Qendrës klinike në Shkup, e cila duhet të kthehet në veprimtarinë themelore, veprimtari shkencore-hulumtuese dhe edukative.

“Vlera e projektit është 3,2 milionë euro, ndërsa do të sillet pajisje në vlerë prej 3,5 milionë euro, me çka 300 mijë banorë të qytetit dhe rrethinës do të kenë shërbim më cilësor”, tha Osmani.

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani sot e vizitoi Qendrën e re diagnostike-urgjente në Spitalin-klinik të Tetovës, ndërtimi i së cilës duhet të përfundojë deri nga mesi i këtij viti.

Sipas ministrit Osmani, me ndërtimin e Qendrës do të mundësohet shërbim më cilësor mjekësor për qytetarët dhe shkarkim i Qendrës klinike në Shkup, e cila duhet të kthehet në veprimtarinë themelore, veprimtari shkencore-hulumtuese dhe edukative.

“Vlera e projektit është 3,2 milionë euro, ndërsa do të sillet pajisje në vlerë prej 3,5 milionë euro, me çka 300 mijë banorë të qytetit dhe rrethinës do të kenë shërbim më cilësor”, tha Osmani.

Ndërtimi i qendrës është pjesë e projektit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë për ndërtim të objekteve të reja shëndetësore me qëllim të krijimit të spitaleve moderne për trajtim dhe diagnostifikim bashkëkohor mjekësor.

Gur-themeli i objektit është vendosur para disa muajve dhe pritet ai të lëshohet në përdorim deri nga fundi i vitit. Ende bëhen projektet për nevojat nga kuadri i ri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *