Home / Lajme / Rajon / Përkujtohen dëshmorët Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu

Përkujtohen dëshmorët Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu

30 janar-
Në një akademi përkujtimore kushtuar këtyre tre dëshmorëve, kryeministri Hashim Thaçi tha se, pushka e Zahir Pajazitit, ishte porosia se nuk mund të shtypësh një popull dhe të jesh i qetë

Është shënuar të shtunën 13 vjetori i rënies heroike të komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, të cilët ranë heroikisht në një pritë të forcave serbe në Pestovë të Vushtrrisë, më 31 janar të vitit 1997.

Në një akademi përkujtimore kushtuar këtyre tre dëshmorëve, kryeministri Hashim Thaçi tha se, pushka e Zahir Pajazitit, ishte porosia se nuk mund të shtypësh një popull dhe të jesh i qetë.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se: “Komandant Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij, Edmondi dhe Hakifi përgjithmonë do të kujtohen si ndër flamurtarët e parë të marshimit të lirisë”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *