Home / Lajme / Rajon / Përmbytje, bllokohet aksi Shkodër-Tiranë, vazhdon evakuuimi

Përmbytje, bllokohet aksi Shkodër-Tiranë, vazhdon evakuuimi

Shkodër 7 Janar-
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka kërkuar largimin e të gjithë banorëve nga zona. Kjo deklaratë është përforcuar më tej edhe nga kryeministri Berisha i cili kërkoi largimin e menjëhershëm të banorëve në Dajç, Ana e Malit dhe Bushat.

Vazhdon evakuimi i banorëve në fshatin Obot. Deri më tani forcat e ushtrisë kanë evakuuar 31 persona. Më shumë se 100 të tjerë kanë mbetur të bllokuar.
Njoftohet se në fshatin Berdicë ka pasur sërish rritje të nivelit të ujit.

Probleme janë rregjistruar gjithashtu në aksin Shkodër-Tiranë,. Rreth 200 metra e këtij aksi nacional është i zhytur në ujë.

Rruga është mjaft e rrezikshme për kalimin e automjeteve të vogla. Evakuuimi i banorëve po bëhet me ndihmën e ushtrisë. Dhjetra banorë të komunës Dajç kanë kërkuar ndërhyrjen e
forcave të ushtrisë për t’u larguar pasi pjesa më e madhe e banesave janë izoluar nga uji.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka kërkuar largimin e të gjithë banorëve nga zona. Kjo deklaratë është përforcuar më tej edhe nga kryeministri Berisha i cili kërkoi largimin e menjëhershëm të banorëve në Dajç, Ana e Malit dhe Bushat.

Zhduket 23-vjeçari

Një djalë 23 vjeç nga fshati Daragjat rezulton i humbur prej disa orësh. Mësohet se ai me anë të një lundre po transportonte bagëtitë përgjatë lumit Buna. Për këtë ngjarje janë vënë në dijeni edhe forcat e ushtrisë.

Bilanci i dëmeve

Komiteti Ndërministror i Emergjencave ka bërë të ditur bilancin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Në qarkun e Shkodrës, janë përmbytyr deri tani mbi 4786 hektarë tokë dhe 870 shtëpi. Janë evakuuar 527 familje, pritet të evakuuohen edhe rreth 3 mijë persona në komunat e Dajçit, Bërdicës, Bushatit dhe Ana e Malit. Në Lezhë situata paraqitet më ndryshe.

Në Ishull Shëngjin, komunat Shënkoll dhe Balldren dhe rrethin e Kurbinit hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *