Home / Lajme / Rajon / Permbytjet ne Shkoder, PS: Te largohet Dritan Prifti

Permbytjet ne Shkoder, PS: Te largohet Dritan Prifti

7 janar-

“Në këto kushte Partia Socialiste kërkon me vendosmëri, largimin e Dritan Priftit si Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, si përgjegjës i drejtpërdrejtë i kësaj katastrofe, plotësisht e shmangshme. Dritan Prifti duhet të largohet, që kjo tragjedi të tilla të mos përsëriten më.ë harkun kohor të dy javëve, u solli shqiptarëve dy ngjarje ogurzeza: rritjen e çmimit të energjisë dhe përmbytjet e ditëve të fundit.”

Partia Socialiste akuzon qeverinë “për një plan të mirëfilltë korrruptiv” e cila coi në këtë situatë dhe deklaron se situata mund të ishte shmangur. “ Sipas një plani që kaskadat e hidrocentraleve të grumbullonin më shumë ujë nga sa e lejon kapaciteti i tyre, vetëm e vetëm që kjo qeveri të mund të eksportonte energji, për të tentuar mbylljen e pjesshme të gropës së zezë që ka krijuar në buxhet. Tentativa për të shpëtuar qeverinë jo legjitime, rrezikoi zona të tëra të përmbytura,duke vënë në rrezik jetët e mijëra njerëzve e duke krijuar një kosto shumë të madhe për banorët e asaj zone dhe për gjithë ekonominë e vendit.”- deklaroi sot Valentina Leskaj.

Duke akuzuar qeverinë dhe ministrin e Ekonomisë si shkaktarë të përmbytjeve PS kërkon largimin e Priftit nga detyra

“Partia Socialiste vlerëson se ato kanë një shkaktar, Ministrin e Ekonomisë dhe këtë qeveri pa legjitimitet.

“Në këto kushte Partia Socialiste kërkon me vendosmëri, largimin e Dritan Priftit si Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, si përgjegjës i drejtpërdrejtë i kësaj katastrofe, plotësisht e shmangshme. Dritan Prifti duhet të largohet, që kjo tragjedi të tilla të mos përsëriten më.ë harkun kohor të dy javëve, u solli shqiptarëve dy ngjarje ogurzeza: rritjen e çmimit të energjisë dhe përmbytjet e ditëve të fundit.”

PS kërkon nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet për shkaktarët që me veprimet apo mos veprimet e tyre shkaktuan përmbytjen në zonat e Veriut.
(s.g/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *