Home / Lajme / Maqedoni / Piktori Nehat Beqiri do të pikturojë me 4.000 vezë

Piktori Nehat Beqiri do të pikturojë me 4.000 vezë

21 janar
Siç njoftoi QIK, hapja e ekspozitës do të pasojë me një performansë jo të zakonshme në të cilën Beqiri në vend të penelave dhe ngjyrave do të përdorë 4.000 vezë. Në perfomansë do të mund të marrin pjesë të gjithë vizitorët që do të jenë në ekspozitë. Ajo do të hapet në të dyja galeritë ekspozuese të QIK dhe do të zgjatë deri më 20 shkurt.

Urim Hasipi
Në Qendrën kulturore-informative sonte do të hapet ekspozita dhe performansa grafike e Nehat Beqirit, i cili do të paraqitë 28 vepra (arkilik në pëlhurë) që piktori i ka krijuar vitin e kaluar. Karakteristike është që veprat kanë dimensione të mëdha: 2,50 dhe 4.50 dhe 2,30 në 4 metra.

Siç njoftoi QIK, hapja e ekspozitës do të pasojë me një performansë jo të zakonshme në të cilën Beqiri në vend të penelave dhe ngjyrave do të përdorë 4.000 vezë. Në perfomansë do të mund të marrin pjesë të gjithë vizitorët që do të jenë në ekspozitë. Ajo do të hapet në të dyja galeritë ekspozuese të QIK dhe do të zgjatë deri më 20 shkurt.

Nehat Beqiri (Tetovë 1967) ka diplomuar në Fakultetin e arteve figurative në Prishtinë, dega pikturë dhe ka mbrojtur masterin në të njëjtin fakultet në vitin 2001. Është pedagog në Universitetin në Novi Pazar në Nish. Ka marrë pjesë në një numër të madh eskpozitash në grupe dhe koloni grafike në Maqedoni dhe në Evropë. Është fitues i disa çmimeve shtetërore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *