Home / Lajme / Maqedoni / Politika e frikës dhe mashtrimit

Politika e frikës dhe mashtrimit

4 janar-
Logjika e qeverisë aktuale që vazhdon të udheheqë një politike antidemokratike, antishqiptare dhe anti perendim. Një qeveri që është identike me partinë shtet në kohën e komunizmit. Një qeveri e cila shkel hapur liritë dhe të drejtat e njëriut. Një qeveri që ka izoluar vendin që ka rrënuar ekonominë, që ka rritur papunësinë etj. Në këtë qeveri është edhe një parti shqiptare e cila ka autoritet aq sa kishin sejmenet në kohën e osmanllinjve. Ky ëhstë realiteti i sotëm i shqiptarëve të Maqedonisë

Nga Senat Zylbehari
Kur flitet për vitalitetin e popullsisë shqiptare, pala kundështare sidomos , politikanët dhe ekspertët maqedonas janë paranojakë të ngarkuar me steriotipe e frustrime.

Këto ngarkesa negative përveç të tjerash prodhuan ligjin e natalitetit, që më vonë u përmbys nga gjykata (pas presionit të madh te faktorit ndërkombëtar).
Ky ligj që u votua edhe me miratimin e partisë shqiptare në pushtet tregoj frikën e pushtetit maqedonas nga vitaliteti dhe mosha e re e shqiptarëve.

Në këtë aspekt laboratoret e politikës shtetërore maqedonase gjatë kësaj periudhe kanë aktivizuar edhe projekte të tjera për të dëmtuar rëndë vitalitetin e shqiptarëve sidomos rininë. Një projekt i ngjashëm është edhe ai për të diskriminuar universitetin kur dihet se aty mosha mesatare e të rinjve është 18-21 vjeç.

Qeveria e Maqedonisë nuk ndan buxhet për universitetin shqiptar në propocion me universitetet e tjera maqedonase.

Ata (maqedonasit) kënaqen edhe kur insitucioni i lartë arsimor i shqiptarëve të Maqedonisë e përfshin kaosi.

Të fituarit në këtë rast janë vetë maqedonasit të cilët kërkojnë që shqiptarët të mbeten të paarsimuar, të paditur dhe të painformuar. Bashkangjitur me këtë fakt kemi edhe problemin e arsimit fillor dhe të mesëm.

Në shkollat shqiptare nuk ka asnjë investim, ndërsa në disa vende të banuara me shqiptarë nuk u lejohet të hapin paralele në gjuhën shqipe. Pra maqedonasit sado që na diskriminojnë megjithatë ata më së shumti kanë frikë në dy drejtime: nga rinia- arsimi i shqiptarëve dhe gjuha shipe.

Për t‘ju kundërvënë këtyre dy elementëve, qeveria maqedonase së fundmi ka sjellë një ligj fashizoit: mësim e gjuhës shqipe që në klasën e parë fillore. Pra, shqiptarët ose të maqedonizohen ose të arratisen.
Logjika antidemokratike e qeverisë

Logjika e qeverisë aktuale që vazhdon të udheheqë një politike antidemokratike, antishqiptare dhe anti perendim. Një qeveri që është identike me partinë shtet në kohën e komunizmit.

Një qeveri e cila shkel hapur liritë dhe të drejtat e njëriut.

Një qeveri që ka izoluar vendin që ka rrënuar ekonominë, që ka rritur papunësinë etj. Në këtë qeveri është edhe një parti shqiptare e cila ka autoritet aq sa kishin sejmenet në kohën e osmanllinjve.

Ky ëhstë realiteti i sotëm i shqiptarëve të Maqedonisë.

Por pyetja shtrohet si do të jetë e ardhmja? Ne të rinjtë shqiptarë e kërkojmë një përgjigje gjithkund, por vështirë ta artikulojë dikush. Ne e kemi një përgjigje udhëkryq.

Rinia shqiptare dhe shoqëria shqiptare në tërësi është pa perspektive dhe pa të ardhme. Ne kemi sot një arsim të lartë që po degradohet cdo ditë dhe me shumë. Ne kemi një arsim fillor dhe të mesëm gjysmëanalfabet. Ne kemi një ekonomi të rrënuar dhe papunësi të madhe.

Ne kemi një bujqësi të shkretuar dhe mungesë tregu. Ne kemi sot vasale politike në qeverinë e Grevskit që tallen me fatin e të rinjve shqiptare. E nesërmja është e zymte: Cili është projekti për fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve, vecmas të rinisë shqiptare që mbarojne fakultetin? Cili është fati i kulturën shqiptare, i bisnezit, i librit shqip, i shoqërisë civile, i tregut të lirë etj? Cili ëhstë fati i familjeve të dëshmorëve dhe invalitëve të luftës, cila është perspektive e pjesën së kombit shqiptar e shumë pyetje të tjera. Natyrisht ne jemi në udhëkryq sepse nuk kemi përfaqësim insitucional. Duhet ta pranojmë, ne jemi në mëshirën e fatit sepse ata që e morën votën, sot i kanë tradhëtuar idealet e shqiptarëve

Tallje me shqiptarët

Si për ironi, partia shqiptare në qeverinë e Nikolla Gruevskit mbajti kongresin e vonuar të saj me moton tallëse dhe fyese për shqiptarët : “Jetësojmë idealet”. Për cfarë idealesh bëhet fjalë, për ata të VMRO-DPMNE, apo të maqedonizimit të këtij shteti që tall fyen, poshtëron, burgos, shqiptarë. Për cfarë idealesh bëhet fjalë: për qeverinë që na diskriminon në kulture, arsim, ekonomi, etj, që monton procese politike, që ndërton me të hollat e shqiptarëve kisha, që blen helikopterë, që ndërton buste, e bën spote.

Për cfarë jetësimi bëhet fjalë, apo për diskriminimin e invalitëve dhe dëshmorëve të luftës, apo për idealin e maqedonasve për të futur gjuhën e tyre në shkollat fillore shqiptare.

Në termilogjinë politike thuhet: Politika s’eshte asgjë tjetër, pos mjeshtëri e rrenës në çastin e duhur. E, pra këta pushtetarët po rrejnë vetveten, sepse rinia dhe shoqëria shqiptare nuk u beson më atyre.
Mosbesimi ka argumenta: rrenacakët që janë në qeverinë e Gruevskit i kanë borxhe të mëdha shoqërisë shqiptare. Borxhi më i madh është tallja fyrja dhe rrena. Kështu ndodhi me marrëveshjen e Ohrit, kulturen dhe gjuhën shqipe.

Ku është gjuha jonë?

Gjuha shqipe nuk haset askund. Gjuhën tonë kombëtare nuk e gjejmë as në insitucionet e sistemit, as në ministri, as në drejtoritë e shërbimit publik, as në polici, në ushtri, në gjykatë, në faturat e rrymës, në faturat e ujit, as në postë, pra askund.

Gjuhën shqipe nuk e gjejmë as në etiketat e ushqimëve, as në pakot e cigarëve.

Në Kosovë, atje ku serbët janë më pak se 5%, ne pakon e cigarëve : mbishkrimi “duhani dëmton seriozisht shëndetin” gjendet në dy gjuhë. Një fjale për parullat e rrenës së politikës.

Ne mbajmë premtimin dhe e fundit jetësojmë idealet. Shqiptarët e Maqedonisë kanë si ideal të drejtat e tyre, mbrojten e dinjitetit, gjuhën, kulturën traditën historine, integrimin ne Nato dhe në BE.

Për në fund rrena e ka një fund. Vjen një moment dhe orteku i rinisë dhe shoqërisë shqiptarë e përmbys politikën e rrenës, talljes dhe fyrjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *