Home / Sport / Prishet “magjia”, Barça jashtë Kupës së Mbretit

Prishet “magjia”, Barça jashtë Kupës së Mbretit

Katalanasve nuk u ka mjaftuar fitorja 1-0 përballë Seviljes në “Sanchez Pizjuan”, pasi ishin mundur në ndeshjen e parë 2-1 në shtëpi, duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Në këtë mënyrë, kampionëve të gjashtëfishtë të sezonit të kaluar u “rrëshket” nga duart objektivi i parë për këtë sezon. Goli i Ksavit në minutën e 64-t nuk ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Pep Guardiolës, pasi në ndeshjen e parë Barcelona ishte mundur 2-1 në “Kamp Nou”.

Katalanasit nuk arritën të shënojnë dot edhe golin e dytë, që do të ishte i mjaftueshëm për t’i çuar ata në 1/8 e Kupës, megjithëse rastet nuk munguan (Mesi goditi edhe shtyllën). Por edhe Seivilja pati mundësitë e veta për të mbyllur gjithçka më herët, madje gjyqtari anulloi dy gola nga Hezus Navas.

Sevilja 0 – 1 Barcelona, (Ksavi 64’)
Sevilja (4-2-3-1): Palop; Konko, Dragutinoviç, Eskude, Navarro; Dusher (Lolo 57’), Romariç (Cala 46’); Navas, Renato, Adriano (Kapel 64’); Negredo. Trajner: Himenez

Barcelona (4-3-3): Pinto; Alvesh (Pedro 83’), Pike, Pujol, Abidal; Ksavi, Buske,Iniesta; Mesi, Ibrahimoviç (Kërkiç 84’), Henri. Trajner: Guardiola

Gjyqtar: Gomez

Kartonë të verdhë: Dusher, Lolo, Navas, Romariç, Navarro / Mesi, Pike, Henri

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *