Home / Lajme / Rajon / Prishtina mund ta kërkojë Preshevën

Prishtina mund ta kërkojë Preshevën

7 janar
Analisti Serwer mendon se bashkësia ndërkombëtare në këtë aspekt po sillet me kritere të dyfishta dhe jo me sinqeritet. “As Washingtoni dhe as Brukseli nuk duan të angazhohen dhe t’i mundësojnë Prishtinës që të vë kontroll mbi këto tri komuna në veri”, tha ai.

Ndarja e Kosovës nuk është më temë tabu, por duhet kuptuar se pala kosovare për tri komunat veriore do të kërkonte Preshevën, me çka Beogradi nuk pajtohet, ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan për Paqe.
Duke folur për sfidat dhe perspektivat e Ballkanit, Serwer ka vlerësuar se gjërat në Kosovë kanë shkuar relativisht mirë, në kuptimin që nuk janë vërtetuar parashikimet më të këqija. “Por, veriun e Kosovës e kontrollon Beogradi dhe nuk hetohet vullnet politik i bashkësisë ndërkombëtare që t’i kundërvihet një fenomeni të tillë, që e konsideroj si problem të madh”, ka thënë ai.

Analisti Serwer mendon se bashkësia ndërkombëtare në këtë aspekt po sillet me kritere të dyfishta dhe jo me sinqeritet. “As Washingtoni dhe as Brukseli nuk duan të angazhohen dhe t’i mundësojnë Prishtinës që të vë kontroll mbi këto tri komuna në veri”, tha ai.

Rezoni i tyre, sipas Serwerit, është se Kosova tash është shtet i pavarur dhe nëse është e pakënaqur me situatën e tashme, mund të ulet dhe të bisedojë me Serbinë. “Zaten, nëse Kosova dhe Serbia, si dy shtete sovrane, dëshirojnë të bisedojnë për këtë çështje, këtë mund ta bëjnë. Shtetet sovrane mund të diskutojnë edhe për çështjen e territoreve nëse dëshirojnë”, vlerëson ai.

Serwer nuk mendon se kjo është një temë tabu. “Jo, më nuk është tabu, sepse tash Kosova është shtet i pavarur dhe shtetet sovrane kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan. Por, është me rëndësi të kuptohet se pala kosovare në këto bisedime nuk do të thoshte: po, merreni veriun. Pala kosovare do të kërkonte si këmbim Preshevën, që pala serbe nuk do ta pranonte”, vlerëson ai.

“Çfarë dua të them – mbase mund të ndodhë që të ketë këmbim mendimesh në këtë plan, por nuk besoj se është e mundur çfarëdo marrëveshjeje”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *