Home / Lajme / Rajon / Projektuesi i Fierzës: Digat janë të sigurta

Projektuesi i Fierzës: Digat janë të sigurta

10 janar-
Këtë garanci zoti Hoxha e dha gjatë një takimi që pati në presidencë me kreun e shtetit Bamir Topi, me kërkesë të presidentit, lidhur me situatën e ditëve të fundit pas shkarkimeve nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës në qarkun e Shkodrës.

Kryetari i Komitetit të digave të mëdha Farudin Hoxha, njëkohësisht dhe një prej projektuesve të hidrocentralit të Fierzës garantoi qytetarët se digat në kaskadën e lumit Drin janë të sigurta.

Këtë garanci zoti Hoxha e dha gjatë një takimi që pati në presidencë me kreun e shtetit Bamir Topi, me kërkesë të presidentit, lidhur me situatën e ditëve të fundit pas shkarkimeve nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës në qarkun e Shkodrës.

Pasi është informuar me situatën edhe presidenti Topi në mesazhin e tij drejtuar banorëve të prekur nga përmbytjet dha garanci për sigurinë e digave dhe theksoi se situata po shkon drejt përmirësimit.

Por kreu i Komitetit të digave të mëdha, zoti Hoxha, u ndal dhe tek paniku i përhapur ditët e fundit në qarkun e Shkodrës për një shpërthim të mundshëm të digave, duke thënë se bëhet fjale vetëm për një tymnajë.

Në këtë konferencë të përbashkët presidenti garantoi qytetarët se të gjitha strukturat e shtetit, si ato të pushtetit qëndror ashtu dhe atij lokal po menaxhojnë me një profesionalizëm të lartë situatën për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur në zonat e përmbytura. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *