Home / Lajme / Maqedoni / Protestuan mbi 80 për qind të lokaleve

Protestuan mbi 80 për qind të lokaleve

23 janar
Përqindja e lokaleve të mbyllura në Maqedoni dhe përgjigjja serioze edhe njëherë e konfirmoi nevojën për intervenime me plotësime në Ligjin anti-duhan me qëllim të liberalizimit të tij në favor të duhanpirësve. Kjo do ta shpëtoj kolapsi i plotë i këtë sferë të ekonomisë’, thuhet në komunikatën e Odës Turistike-hotelierike.

Mbi 80 për qind e objekteve hotelierike në Maqedoni, të premten ishin të mbyllura dhe e respektuan thirrjen për protesta kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit për sektorin hotelierik. Këtë e njoftoi sot Oda Turistike-hoteliere, pas protestës së djeshme prej 24 orësh me mbylljen e objekteve hotelierike në vend.

‘Përqindja e lokaleve të mbyllura në Maqedoni dhe përgjigjja serioze edhe njëherë e konfirmoi nevojën për intervenime me plotësime në Ligjin anti-duhan me qëllim të liberalizimit të tij në favor të duhanpirësve. Kjo do ta shpëtoj kolapsi i plotë i këtë sferë të ekonomisë’, thuhet në komunikatën e Odës Turistike-hotelierike.

Oda paralajmëroi se të hënën do ta rrumbullakojë propozimin e plotë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit duke angazhuar ekspertëve ligjor. Njëkohësisht përshëndeti edhe nismën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për zbutjen e ligjit për pirjen e duhanit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *