Home / Lajme / Maqedoni / Provimi i jurisprudencës nuk mund të jepet në gjuhën shqipe

Provimi i jurisprudencës nuk mund të jepet në gjuhën shqipe

Shkup, 13 janar –
I kot ishte arsyetimi i deputetit Jashari, i cili propopozimin e tij e mbështeti në Kushtetutë, e cila zyrtarizon gjuhën të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve dhe në Ligjin për arsimin e lartë, i cili lejon arsimin sipëror në gjuhën shqipe.

VMRO-DPMNE dhe BDI edhepse partnerë koaliconi në Qeveri, në Kuvend vazhdojnë t’i demostrojnë forcë njëra-tjetrës.

Përveç bllokimit të raportit për rastin e Sopotit, VMRO-DPMNE dje nuk pranoi amandamentin e deputetëve të BDI-së që provimi jurisprudencës, përveç në gjuhën maqedone, të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski nuk e pranoi amandamentin e deputetit të BDI-së Adnan Jashari, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër tij.

I kot ishte arsyetimi i deputetit Jashari, i cili propopozimin e tij e mbështeti në Kushtetutë, e cila zyrtarizon gjuhën të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve dhe në Ligjin për arsimin e lartë, i cili lejon arsimin sipëror në gjuhën shqipe.

Ministri Manevski arsyetoi se kandidatët të cilët pretendojnë të marrin funksione të rëndësishme në pushtetin gjyqësorë duhet të njohin në mënyrë perfekte gjuhën maqedone.

Sipas tij, gjuha maqedone nuk paraqet pengesë për kandidatët, të cilët të përgaditur vijnë në provim.

“Nga nëntë kandidatët shqiptar që kanë aplikuar sivjet, tetë e kanë dhënë provimin pa problem. Çështja është dinë apo jo” tha Manevski duke shtuar se në provim sivjet më shumë kanë dështuar kandidadtët maqedon, për të cilët nuk paraqet problem gjuha.

I kot ishte insistimi i Jasharit se çështja është parimore, nëse legjislacioni i vendit lejon dhënien e provimit në gjuhën shqipe apo jo. “Kushtetuta dhe ligji janë të qartë, në pyetje nëse do të ketë vullnet politik”, shtoi deputeti Jashari.
/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *