Home / Sport / Pse është Messi më i fortë se Ronaldo?

Pse është Messi më i fortë se Ronaldo?

Lionel Messi i ka fituar të gjitha trofetë. Nuk është më i shtrenjtë se Ronaldo, por është më i fortë me trofe sesa ai. Argjentinasi vitin 2009 nuk do të harrojë gjatë. Me Barcelonën e madhe bënë me të mirën dhe morën krejt trofetë.

Në finalen e Champions Leagua më 27 maj mposhtën skuadrën e Manchester Unitedin me rezultat 2:0. Kjo ndeshje ishte zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të Romës. Messi ishte shënues në këtë ngjarje të rëndësishme. Barcelona fitoi edhe kampionatin spanjoll, por edhe kupën e këtij shtetit. Pastaj Barcelona bëhet kampione e botës për skuadra. Në finalen e madhe Barcelona mposhti me shifra 2:1 në kohën shtesë, Estudiantesin nga Argjentina. Messi ishte protagonist i kësaj fitore me golin e shënuar në minutën e 110-të. Messi fiton “Topin e Artë”, një çmim që të gjithë e ëndërrojnë. Ky çmim jepet nga revista e njohur France Football, përmes votave të gazetarëve në të gjithë botën. Messi kishte tubuara 473 vota në tërësi, ndaj 233 të portugezit Cristiano Ronaldo dhe 170 të spanjollit Xavi Hernandez etj. Kulmi i trofeve vjen me 21 dhjetor. Mesi fiton edhe çmimin e “FIFA World Player” për vitin 2009. Gjashtë trofetë të çmuar të Messit që gjatë do të mbetën në kujtesën e tij. Messi një futbollistë i dëshmuar, që ia morën inat adhuruesit argjentinas. Inati më i madh u lidh kur Messi me Barcelonën në finalen e kupës së botës për skuadra e mposhti Estundiantesin. Shkurt e shqip: Messi lufton dhe i mbron ngjyra me zemër e me shpirt aty ku luan dhe e hanë bukën. Ai bënë gjithçka për Barcelonën sikurse edhe klubi katalunas për të. Messi çka i ka mbetur tjetër të fitojë? Edhe një epitet. Cili është ai? Të bëhet në Afrikën e Jugut kampion bote me kombëtaren e Argjentinës. Sigurisht se kjo mund të ndodh, pasi Messin e ndjekin trofetë ka do që shkon ai!

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *