Home / Lajme / Maqedoni / Punë e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve mësimore në shkollat e mesme

Punë e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve mësimore në shkollat e mesme

29 janar-
Sipas tij, edhe pse ka filluar gjysmë vjetori i dytë, katër shkollat e mesme profesionale ende nuk janë furnizuar me të gjitha tekstet shkollore, gjë që pengon zhvillimin normal të procesit edukativo – arsimorë. “Një problem i madh për shkollat e komunës së Tetovës është mungesa e personelit teknik. MASH-i nuk i përfill kërkesat për plotësimin e disa vendeve të punës”, tha Halimi.

Udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi është takuar me drejtorët e shkollave të mesme të Tetovës. Gjatë këtij takimi Halimi u interesua për kushtet, organizimin dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto shkolla.

“Me drejtorët e shkollave të mesme biseduam për funksionimin dhe organizimin sa më të mirë të procesit edukativo arsimorë, për nevojat që kanë këto shkolla si dhe për problemet me të cilat ballafaqohen ata”, tha Halimi.

Sipas tij, edhe pse ka filluar gjysmë vjetori i dytë, katër shkollat e mesme profesionale ende nuk janë furnizuar me të gjitha tekstet shkollore, gjë që pengon zhvillimin normal të procesit edukativo – arsimorë. “Një problem i madh për shkollat e komunës së Tetovës është mungesa e personelit teknik. MASH-i nuk i përfill kërkesat për plotësimin e disa vendeve të punës”, tha Halimi.

Ndryshe, drejtorët e shkollave të mesme të Tetovës, u shprehën të kënaqur me investimet që ka bërë komuna e Tetovës gjatë vitit 2009, duke shpresuar se do të vazhdohet në këtë formë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *