Home / Lajme / Rajon / Pyetjet sekrete të BE-së

Pyetjet sekrete të BE-së

23 janar-
Qeveria shqiptare është e ftuar t’u japë përgjigje çështjeve esenciale në mënyrë të qartë dhe transparente. Përgjigjet duhet të jenë në një nga gjuhën zyrtare të BE-së dhe preferohen në gjuhën angleze. Komisioni Europian mbetet i gatshëm që t’i japë qeverisë çdo shpjegim për paqartësitë që mund të ketë për pyetje të caktuara”, sqaron relacioni shoqërues i pyetësorit. Këto përgjigje do t’i dorëzohen Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fuele.

“Gazeta Shqiptare” publikon sot ekskluzisht 120 pyetjet themelore të pyetësorit të Komisionit Europian për Shqipërinë që iu dorëzua kryeministrit Berisha më 16 dhjetor të vitit të kaluar nga kreu i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan.

Pjesa më e rëndësishme e këtij dokumenti, është ajo politike ku “shefat” e BE-së kërkojnë informacion në detaje për nivelin e demokracisë në vend, rolin e institucioneve, të drejtat e njeriut apo luftën kundër korrupsionit.

Pyetjet fillojnë me kushtetutën e vendit, vijojnë me parlamentin, qeverinë dhe programin e saj, sistemin juridik ku një vend të rëndësishëm zënë pyetjet për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit në vend, masat e marra në luftën antikorrupsion, sigurimi i brendshëm dhe raporti i policisë me forcat e tjera të sigurisë, të drejtat e njeriut si dhe të drejtat civile e politike.

Ceshtjet rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare janë një tjetër kapitull për të cilën interesohen ndërkombëtaret . Pra një radiografi e plotë e Shqipërisë. Kështu mund të përmblidhet pyetësori i Komisionit Europian për Shqipërinë, përgjigjet e së cilit do të shënojnë një hap domethënës drejt integrimit në BE.
33 kapituj, 2284 pyetje dhe 800 punonjës të administratës pa llogaritur përkthyesit janë shifrat e një prej dokumenteve më të rëndësishëm të historisë së marrëdhënieve Shqipëri-BE.

Në relacionin shoqërues të këtij dokumenti sqarohet se Shqipëria duhet të përmbushë 3 kriteret e këshillit të Kopenhagenit si kusht për anëtarësimin në BE.
“Qeveria shqiptare është e ftuar t’u japë përgjigje çështjeve esenciale në mënyrë të qartë dhe transparente. Përgjigjet duhet të jenë në një nga gjuhën zyrtare të BE-së dhe preferohen në gjuhën angleze. Komisioni Europian mbetet i gatshëm që t’i japë qeverisë çdo shpjegim për paqartësitë që mund të ketë për pyetje të caktuara”, sqaron relacioni shoqërues i pyetësorit.

Këto përgjigje do t’i dorëzohen Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fuele.
(GSH/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *