Home / Sport / “Qemal Stafa”, shkarkohet Dhales, vjen Gazmend Sallaku

“Qemal Stafa”, shkarkohet Dhales, vjen Gazmend Sallaku

Gazmend Sallaku është drejtori i ri shoqërisë aksionere që administron stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Lajmin e bëri të ditur këshilltari i ministrit të Sporteve, Indrit Fortuzi.

Sallaku, ish-futbollist i Dinamos, do të zëvendësojë ish-futbollistin e Tiranës, Perikli Dhales, të shkarkuar pas incidentit të ndodhur të mërkurën në impiantin ndërkombëtar gjatë takimit miqësor Gramozi–Real Madrid, ku për 90 minuta u ndërpre energjia elektrike në katër kullat ndriçuese për shkak të djegies së transformatorit.

Drejtori i ri i stadiumit “Qemal Stafa” pohoi se ka ardhur koha të ristrukturohet stadiumi dhe se ai do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë, prokuroria ka vijuar hetimet në lidhje me incidentin dhe pritet të dalë në një përfundim zyrtar. Megjithatë, ende nuk bëhet fjalë për të akuzuar konkretë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *