Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria shton presionin mbi Gjykatën Kushtetuese

Qeveria shton presionin mbi Gjykatën Kushtetuese

10 janar-
Ai thotë se dy të tretat e gjykatësve të Kushtetueses janë nga radhët e LSDM-së. “Disa nga këta gjyqtarë vendosin sipas asaj se si do t’i pëshpërisin nga partia që e ka emëruar dhe që ndjehen të përkatësisë së caktuar. Nuk është e thënë se duhet të kenë librezë anëtarësimi, por mund të ndjejnë përkatësi”, akuzoi Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka shtuar presionin mbi Gjykatën Kushtetuese duke mbështetur protestën e nesërme të Sindikatës së policisë kundër stopimit të pesnionimit të 900 policëve. Sipas Gruevskit protestat e policiëve janë të kuptueshme sepse Gjykata kushtetuese nuk vendos në mënyrë të paanshme, por dirigjohen nga opozita.

Ai thotë se dy të tretat e gjykatësve të Kushtetueses janë nga radhët e LSDM-së. “Disa nga këta gjyqtarë vendosin sipas asaj se si do t’i pëshpërisin nga partia që e ka emëruar dhe që ndjehen të përkatësisë së caktuar. Nuk është e thënë se duhet të kenë librezë anëtarësimi, por mund të ndjejnë përkatësi”, akuzoi Gruevski.

Gjykata kushtetuese ka bllokuar pensionimin e policëve sepse LIgji i punëve të Brendshme krijon pabarazi mes nëpunësve. Ai parashikon pensionimin e tyre me 40 vjet shërbim në periudhën prej vitit 2010 e deri më 2014, pa marrë parasysh moshën e tyre. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *