Home / Lajme / Rajon / Qeveria zotohet se vlerat e luftës do t’i mbrojë me ligj

Qeveria zotohet se vlerat e luftës do t’i mbrojë me ligj

23 janar-
“Kjo zyrë ka trajtuar një sërë çështjesh me sukses, përveç fondeve që janë shumëfishuara krahasuar me vitet e mëparshme në qeveritë tjera, ne kemi arritur që këtë vit të realizojmë edhe një objektiv shumë të rëndësishëm për ne, që kompensimet pensionale për kategorinë e invalidëve të luftës të barazohen me pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe kështu e kemi përmbyllur një rreth të rëndësishëm të mbështetjes financiare për të gjitha këto kategori”, ka thënë Krasniqi.

Pas kritikave që të premten ua ka bërë institucioneve të Kosovës, familjari i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, për mostrajtim adekuat të vlerave të luftës, Qeveria ka vendosur që në pajtim me strategjinë legjislative vlerat e luftës të mbrohen edhe me ligj, i cili do të rregullojë çështjet të cilat deri më tani kanë mbetur të parregulluara.

Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë të shtunën, pas mbledhjes së ekzekutivit, se kjo çështje ka qenë temë diskutimi edhe gjatë vizitës së fundit që kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi kanë bërë te familja komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz.

Duke përkujtuar se të gjitha kategoritë e veteranëve të luftës kanë pasur një kujdes të shtuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, zëdhënësi Krasniqi ka thënë se së shpejti këto vlera do të mbrohen me ligj. Sipas tij, Zyra për çështje të luftës pranë kryeministrit po ashtu ka trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë edhe shumëfishimin e pensioneve për invalidët.

“Kjo zyrë ka trajtuar një sërë çështjesh me sukses, përveç fondeve që janë shumëfishuara krahasuar me vitet e mëparshme në qeveritë tjera, ne kemi arritur që këtë vit të realizojmë edhe një objektiv shumë të rëndësishëm për ne, që kompensimet pensionale për kategorinë e invalidëve të luftës të barazohen me pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe kështu e kemi përmbyllur një rreth të rëndësishëm të mbështetjes financiare për të gjitha këto kategori”, ka thënë Krasniqi. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *