Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Maqedonisë respektojnë ligjin antiduhan

Qytetarët e Maqedonisë respektojnë ligjin antiduhan

2 Janar-
Inspektorati shtetëror i tregut, pas një kontrolli rutinor ka njoftuar se qytetarët dhe pronarët e lokaleve të ndryshme respektojnë ligjin antiduhan. Ata gjatë ditës së sotme nuk kanë shqiptuar as edhe një gjobë. Ndërkohë që një pjesë e lokaleve kanë njoftuar se kanë pasur më pak mysafir në krahasim me kohën para hyrjes në fuqi të ligjit.

Nga 1 Janari 2010 hyri në fuqi ligji për ndalim të pirjes së duhanit nëpër vende publike, përfshirë këtu edhe objektet afariste, restorantet dhe klubet e natës.

Inspektorati shtetëror i tregut, pas një kontrolli rutinor ka njoftuar se qytetarët dhe pronarët e lokaleve të ndryshme respektojnë ligjin antiduhan. Ata gjatë ditës së sotme nuk kanë shqiptuar as edhe një gjobë. Ndërkohë që një pjesë e lokaleve kanë njoftuar se kanë pasur më pak mysafir në krahasim me kohën para hyrjes në fuqi të ligjit.

Ligji I ri I cili hyri në fuqi më 1 janar, ka shkaktuar reagime pozitive dhe negative tek shtresa që e konsumon cigaren.Në Tetovë, në shumicën e kafiterive janë tërhequr shpuzoret nga tavolinat.Kjo I bie që kafja e mëngjesit nëpër kafet e qytetit do të pihet pa duhan.Shumë keq për duhanxhinjtë.Shumica e lokaleve hotelerike, kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, ndërsa kanë kërkuar takim me kreun e qeverisë ku do të parashihej tolerance, apo ndërtimi I vendeve të posaçme për duhanpirësit.Përveç në ambient të mbyllur, nuk do të mund të pihet duhan edhe në ballkone, banaqe dhe në veranda, përkatësisht gjithkund ku shërbehet ushqim dhe pije.

Pirja e duhanit nuk është e ndaluar vetëm në shtëpitë e njerëzve, në hapësirë të çelur dhe në sipërfaqe publike nëse nuk mbahen gara sportive, kulturore dhe manifestime argëtuese, tubime dhe ngjarje të tjera publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe të ndezin cigare pas përfundimit të manifestimit apo tubimit.
Duhanpirësit për mosrespektim të Ligjit do të paguajnë 100 euro në vetë vendin e ngjarjes, ndërsa dënimet për mosrespektim nga hotelierët dhe ndërmarrjet janë prej 2.500 deri 4.500 euro, përderisa për personat përgjegjës është prej 100 deri 300 euro. Sipas Ligjit për veprimtarinë hotelierike është paraparë edhe mbyllja e objektit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *