Home / Lajme / Maqedoni / Ramadani: Opozita shqiptare të jetë më aktive

Ramadani: Opozita shqiptare të jetë më aktive

31 janar-
Ramadani vlerëson se partia shqiptare pjesëmarrëse në qeveri i është shmangur traditës që partneri shqiptar i koalicionit qeveritar të sillet në mënyrë konfliktuoze por konstruktive.

Numri i mungesave të deputetëve dhe propozimet e tyre për projektligje janë alarmuese dhe krijojnë përshtypjen se shumica e deputetëve shërbejnë si makineri votimi- vlerëson ish-deputeti i parlamentit të Maqedonisë, Ismet Ramadani. Sipas tij, edhe opozita duhet të jetë më aktive dhe të propozojë ligje, edhe atëherë kur të jetë e bindur se ato nuk do të miratohen nga shumica parlamentare.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur përpara që deputetët të mos marrin fjalën, në numër aq të madh, sa më kujtohet 23 deputetë asnjëherë nuk e kanë hapur gojën. Dhe ajo që po ashtu më brengosë është se nuk ka iniciativa të deputetëve për të propozuar ligje. Sidomos këtë duhet ta bëjë opozita. Po të ndalemi te opozita shqiptare, respektivisht te deputetët e opozitës shqiptare këtu hendikepin e parë e kemi se gjysma e opozitës shqiptare fare nuk merr pjesë në punën e parlamentit”, thotë Ramadani.

Ramadani vlerëson se partia shqiptare pjesëmarrëse në qeveri i është shmangur traditës që partneri shqiptar i koalicionit qeveritar të sillet në mënyrë konfliktuoze por konstruktive.

“Deputetët e partisë shqiptare në pushtet nuk janë të interesuar që të marrin pjesë në diskutime, për shkak se i kane ikur një tradite që ishte krijuar më herët që në parlament dhe në qeveri partia në pushtet të sillet në mënyrë konfliktuoze por konstruktive, prandaj gjithçka që vije nga qeveria pothuajse kalon me shumë pak vërejtje”, shton ish-deputeti i parlamentit të Maqedonisë. /alsat-m/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *