Home / Sport / Ranieri: De Rosi nuk ikën as për 80 milionë

Ranieri: De Rosi nuk ikën as për 80 milionë

Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, ka folur në prag të sfidës përballë bardhezinjve sonte në mbrëmje në “Olimpikon” e Torinos.

Ranieri gjen përballë ish-skuadrën e tij, të cilën e drejtoi sezonin e kaluar. Megjithatë, ai nuk ka asnjë dëshirë për t’u hakmarrë ndaj “Zonjës”: “Jam njeri i futbollit dhe e di si funksionojnë këto gjëra. Kam mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit dhe lojtarët e Juventusit dhe sonte do t’i përshëndes me shumë dëshirë”.

Ai shtoi se edhe pse Juve nuk ka treguar vazhdimësi gjatë këtij sezoni, përsëri mbetet një skuadër e rrezikshme që duhet respektuar. Në fund Ranieri dha një përgjigje të prerë në lidhje me interesimin e Realit të Madridit për mesfushorin Daniele de Rosi: “Nuk do ta shisja as për 80 milionë”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *