Home / Sport / Rasti “Kanavaro”, dënim për mjekët e Juves

Rasti “Kanavaro”, dënim për mjekët e Juves

Gjykata kombëtare antidoping ka skualifikuar për dy muaj mjekët e klubit bardhezi, Bartolomeo Goitre dhe Luka Stefanini, në lidhje me rastin e mbrojtësit italian, Fabio Kanavaro.

Kanavaro rezultoi pozitiv me kortizon pasi paraqiti një kërkesë në muajin tetor në prag të ndeshjes Roma-Juve, pas pickimit nga një grenzë. Dokumentacioni ishte i pamjaftueshëm, megjithatë lojtari u lirua nga çdo akuzë, të cilat i kaluan mjekëve (akuza për fshehjen e dokumenteve).

Prokuroria antidoping kishte kërkuar tre muaj skualifikim për dy mjekët e ekipit, të cilët do të vuajnë dënimin deri në datën 20 mars. Por Juventusi ka vendosur të ankimojë vendimin në gjykatën e arbitrazhit në Lozanë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *